Dhënia e tokave me qira, Topi firmos shpalljen e ligjit
29/04/2010 Presidenti i Republikës jep pëlqimin e tij për disa projektligje
Toka e pakultivuar do të mbetet pronë e atij fermeri që e ka përfituar
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar dje shpalljen e disa ligjeve të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, mes të cilëve edhe ligjin nr. 10 263, datë 8.04.2010 “Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara”. Sipas tij, toka e pakultivuar do të mbetet pronë e atij fermeri që e ka përfituar sipas ligjeve në fuqi. Ajo thjesht u jepet njësive vendore, komunave, disa bashkive që kanë edhe fshatrat në njësinë e tyre administrative që operojnë me këto sipërfaqe të pakultivuara, për t’i marrë dhe për t’i dhënë ato me qira për një, dy deri në 5 vjet. Duke qenë se shumë familje janë në emigrim, ky ligj u jep mundësinë komunave që ato toka t’ua japin në përdorim familjeve, fermerëve apo grupeve të interesit që duan ta marrin tokën dhe ta vënë në qarkullim ekonomik. Do të ngrihet një komision i evidentimit të tokave të pakultivuara, i cili do të kryejë verifikimin e përdorimit dhe shfrytëzimit të tokës bujqësore nga pronarët dhe poseduesit e ligjshëm të saj për vitet 2008 dhe 2009. Verifikimi, evidentimi dhe dorëzimi i dokumentacionit te kryetari i komunës dhe bashkisë bëhet brenda 2 muajve nga data e krijimit të komisionit, i cili krijohet nga kryetari i njësisë vendore brenda 2 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Sipas të dhënave që disponon Ministria e Bujqësisë, vitet e fundit rezultojnë të pakultivuara rreth 50 mijë ha nga sipërfaqja në pronësi private. Rreth 560 mijë ha, ose 80 % e sipërfaqes së tokës bujqësore ka kaluar në pronësi private, ndërsa 138 mijë ha, ose rreth 20 % e saj janë në pronësi shtetërore.