Thaçi: Të gjitha projektet do të realizohen me transparencë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se pa reforma në drejtësi nuk do të ketë sukses në plotësimin e kritereve demokratike të Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Thaçi i bëri këto komente në Kuvendin e Kosovës i pyetur nga ligjvënësit për hapat që ka marrë Qeveria për luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Ai ka theksuar se pushtetet janë të ndara dhe angazhimet e tij si kryeministër i vendit janë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Në kuadër të angazhimit për reforma në të gjitha fushat, Thaçi ka ftuar të gjitha grupacionet politike që të jenë pjesë e reformave dhe të mbështesin ligjet që ndërlidhen drejtpërdrejt me raportin e progresit, ngase sipas tij, çdo ditë e vonuar për miratimin e këtyre ligjeve, do të kushtojë.
“Përkushtimi për zbatimin e kritereve demokratike që dalin nga udhërrëfyesi ynë për të ardhmen evropiane është puna e përbashkët dhe te projektligjet që ndërlidhen me raportin e progresit, duhet t’i lëmë anash ndasitë politike apo partiake. Këto ligje nuk janë ndoshta shumë populiste, por janë të domosdoshme për qeverisje të mirë dhe për perspektivë evropiane”, ka thënë Thaçi.
Ai ndërkohë është përgjigjur edhe në pyetjen e deputetit Driton Tali për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, duke thënë se ky projekt dhe projektet tjera madhore për zhvillimin ekonomik, janë projekte të interesit nacional, shtetëror, por edhe projekte të perspektivës euroatlantike, të krijimit të vendeve të reja të punës dhe të përgjegjësive tjera shtetërore.
“Për Termocentralin ‘Kosovën e Re’ gjithçka është duke shkuar në agjendën e paraparë, por nuk do të ketë kthim prapa. Vendimi është i parlamentit, urdhëroni ndryshojeni. Kuvendi e ka miratuar. Sa i përket trasesë së autostradës, ne kemi pasur ide sa i përket këtij projekti, tani ky projekt ka filluar se realizuari, kurrë një projekt i tillë, apo ide e tillë nuk ka ardhur për diskutim ne Kuvend. Ne do ta sjellim për diskutim dhe do të vendosim së bashku për drejtimin, cili do të jetë interesi ekonomik, interesi i Kosovës. Deri më tani një projekt i tillë nuk ka ardhur nga qeveritë e mëhershme as nga qeveria aktuale, por do të vijë me kohë. Të gjitha këto projekte do të realizohen me përpikmëri, me transparencë maksimale dhe konkurrencë të lirë”, ka thënë Thaçi, duke siguruar se nuk do të ketë rikthim në ekonominë socialiste, por do të ketë konkurrencë të lirë.
Deputeti Driton Tali nuk e ka fshehur dëshirën të ketë fuqi politike, duke thënë se po ta kishte fuqinë politike të kryeministrit Hashim Thaçi me gjithë shpirt do të ndryshonte projektin e Termocentralit “Kosova e Re”.
Kurse kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka këshilluar atë të bëjë grup parlamentar nëse dëshiron që të merren më shumë për bazë kërkesat e tij.
Në fillim të seancës së sotme është ngritur edhe çështja e protokollit të shtetit, për të cilin deputeti i LDD-së, Gani Geci ka bërë vërejtje për pjesëmarrjen e Azem Sylës në ceremoninë zyrtare të fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare.
“Me rastin e ceremonisë në Vërmicë, në mes të kryetarit dhe të kryeparlamentarit ishte ulur Azem Syla, i cili është i akuzuar për urdhërdhënie për vrasjen e shumë njerëzve. Kush e ka ulë aty Azem Sylen, dikush e ulë atë aty që të konfirmojë se unë jam bosi, unë jam më i forti dhe të tjerët që ngritin zërin do të pësojnë keq”, ka thënë Geci.
Kurse deputeti i AKR-së, Riza Smaka ka ngritur problemin e 60 mijë pensionistëve, të cilët ka thënë se i janë adresuar atij që ta ngris këtë çështje në Kuvend, në mënyrë që problemi i pensionistëve të trajtohet seriozisht.
Ai ka thënë se kërkesa e këtyre pensionistëve është që të miratohet urgjentisht Ligji për mbrojtjen pensionale dhe invalidore.
Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pritet të miratohet rregullorja e punës së Kuvendit dhe pritet të marrin formën e plotë Ligji për shërbyesit civilë të Republikës së Kosovës, Ligji për pagat e nëpunësve civilë, Ligji për mjekësinë ligjore dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërkaq në shqyrtim të parë janë Projektligji për tatimin në pronën e paluajtshme, Projektligji për konfliktet administrative dhe Projektligji për metrologjinë.
Gjithashtu për këtë seancë është në rend dite edhe shqyrtimi i raportit të Komisionit të pavarur për media, shqyrtimi i raportit të Komisionit rregullativ të prokurimit publik, shqyrtimi i raportit të organit shqyrtues të prokurimit, shqyrtimi i raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe shqyrtimi i raportit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. /kosovapress/