Rasmusen mbyll axhendën me Presidentin e Republikës
29/04/2010 Vizita zyrtare
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, mbërrin nesër për një vizitë zyrtare në vendin tonë me ftesë të qeverisë shqiptare. Ai do të pritet në mesditë në Presidencë nga kryetari i shtetit shqiptar, President i Republikës Bamir Topi. Kjo është vizita e parë që numri një i NATO-s zhvillon në vendin tonë që pas marrjes së kësaj detyre në gusht të vitit që shkoi. Takimi me Presidentin Topi është i fundit, pasi Rasmusen do ta nisë ditën me takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme me kreun e tij Ilir Metën. Pas takimit kokë më kokë Rasmusen dhe zëvendëskryeministri Meta do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Në mesditë kreu i NATO-s do të pritet nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami, për të vijuar më pas me takimin në Kryeministri me kreun e qeverisë shqiptare Sali Berishën. Para se të mbyllë axhendën e ngjeshur të takimeve me numrin një të shtetit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të zhvillojë një takim 30-minutësh me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Takim me Presidentin e Republikës mbyll takimet e mysafirit të NATO-s.