E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori gjerman, Borchard: “Kriza rrezikon proceset integruese”



Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard, ka deklaruar dje se Bashkimi Europian është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe pret një zgjidhje nga palët. Ambasadori Borchard theksoi se krerët politikë shqiptarë duhet të arrijnë një zgjidhje që të respektojë Kushtetutën, por edhe transparencën. “Bashkimi Europian pret një zgjidhje të situatës politike. Zgjidhja duhet të respektojë kushtetutshmërinë dhe transparencën”, - nënvizoi ai. Ambasadori gjerman tha gjithashtu se komisioneri Fyle e ka bërë të qartë se ngërçi politik rrezikon procesin integrues të vendit. “Shqipëria ndodhet pranë afrimit me Bashkimin Europian. Nga deklarata e komisionerit për Zgjerim në BE, Shtefan Fyle, kam kuptuar se situata aktuale politike ndikon në proceset integruese”, - theksoi Borchard. Deklarata e ambasadorit Borchard vjen në një kohë kur krerëve politikë u janë lënë dy javë në dispozicion nga ndërkombëtarët për gjetjen e zgjidhjes, pas takimit Rama-Berisha në Strasburg.

27 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›