Durres/ Gruaja e vetehelmuar, disa vjet e semure
Gruaja qe nderroi jete ne Spitalin Ushtarak te Tiranes pas vetehelmimit me fostoksine, vuante prej disa vitesh nga semundje te ndryshme. Policia e Durresit ne hetimet e saj doli ne perfundim se flijimi i mesdites se marte te Z. Daja 54 vjece, banuese ne Shkozet, erdhi si pasoje e depresionit te shkaktuar nga semundja prej se ciles vuante. Familjaret e gjeten ne situate kritike per jeten dhe e derguan ne spital, ku dhe nderroi jete si pasoje e efektit vdekjeprures se helmit. Nderkohe qe po pasditen e se martes, palombaret gjeten trupin e pajete te nje 17-vjecari te mbytur aksidentalisht ne rezervuarin e Shijakut teksa lahej me shoket.