Dokle: “Fletët e votimit nuk mund të digjen, zgjidhja është në tryezë”
Deputeti: “Afati dyjavor i tryezës së Strasburgut për zgjidhjen është ultimativ”
Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, ia ka bërë të qartë dje qeverisë se fletët e votimit për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit nuk duhet të digjen. Dokle i ka kujtuar maxhorancës se tashmë zgjidhja ekziston mbi tryezë dhe se palët duhet të negociojnë. Afatin e dalë nga tryeza e Strasburgut për zgjidhjen e krizës Dokle e ka cilësuar ultimativ, i cili lë të nënkuptohet se zgjidhja duhet të vijë vetëm brenda këtyre dy javëve.
Afati
Deputeti socialist nënvizoi se në këto dy javë opozita po i jep Parlamentit shansin e normalitetit e të gjakftohtësisë për të arsyetuar dhe për të vendosur zgjidhjen që tashmë është mbi tavolinë. “Tryeza e Strasburgut ofroi zgjidhje dhe vuri një afat sa dashamirës, aq dhe të vendosur; sa të mençur, aq edhe ultimativ”, - u shpreh Dokle për afatin dyjavor të vënë nga Strasburgu për zgjidhjen e krizës. Ndërkaq, Dokle i ka bërë thirrje qeverisë se fletët e votimit nuk mund të digjen. “E përsëris që ta marrë vesh mirë Berisha, Ristani dhe gjithë stani i tyre, se fletët e votimit as mund të grisen, as mund të lagen dhe as mund të digjen”, - theksoi Dokle. Ai vuri në dukje se moszgjidhja dhe vazhdimi i krizës do të kenë pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian e me çdo faktor të përfshirë në tryezë. “Pa dyshim, thellimi i kësaj krize do të kishte pasoja të rënda jo vetëm lidhur me axhendën tonë europiane, por edhe mbi gjendjen e vendit. Kushdo që i shmanget zgjidhjes së ofruar, kryeministër, qeveri apo KQZ, do të përballet me përgjegjësinë historike para vendit”, - u shpreh Dokle.
Transparenca
Partia Socialiste gjykon se zgjidhja është te transparenca e zgjedhjeve dhe se këtu fillon transparenca për gjithçka ndodh në këtë vend. Dokle u shpreh se nuk mund të ketë integrim kur transparenca zëvendësohet nga mashtrimi, kur respekti ndaj opozitës zëvendësohet nga diktati, kur shteti i së drejtës zëvendësohet nga presioni mbi institucionet. “Transparenca e munguar për çdo gjë që ndodh në këtë vend, për votën e lirë, për fondet buxhetore, për pronat publike, për taksat dhe faturat, për punësimin dhe asistencën sociale, për gjithçka që të zgjedhurit duhet t’u ofrojnë zgjedhësve, po e fut Shqipërinë në një rreth vicioz të mosfunksionimit të demokracisë e të shtetit të së drejtës”, - u shpreh Dokle, duke shtuar se “këtej buron jo vetëm shqetësimi i opozitës, por i gjithë shqiptarëve që e duan vendin e tyre si Europën dhe jo sulltanat apo republikë bananesh”. Përsa u përket protestave të opozitës, Dokle tha se ato i treguan qeverisë se nuk mund të shkelë kurrë një kauzë të drejtë, të mirëpritur jo vetëm nga opozita. “Greva sublime e deputetëve dhe e simpatizantëve të opozitës i tregoi qeverisë se shurdhëria dhe kokëfortësia e saj e rrezikshme nuk mund t’i imponohet një populli të lirë dhe që është i gatshëm të sakrifikojë për lirinë”, - tha Dokle.
27 Maj 2010