E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet 57-vjecari, vdes pas tre oresh ne spital

Fier- Gjendet i vetehelmuar me fostoksine ne banese dhe vdes ne spitalin e Fierit, 57-vjecari. Policia vendore nisi hetimet dhe doli ne perfundimin se prej kohesh, i ndjeri vuante nga depresioni dhe akti eshte ndermarre gjate kohes qe ne banese nuk ka pasur njeri. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 17:30 te se martes, kur te afermit derguan me urgjence ne spital Flamur H., banues ne qytet. Mjeket thane se gjendja e pacientit ka qene tejet e renduar, si pasoje e efektit te helmit te llojit fostoksine. Me marrjen e njoftimit strukturat e Komisariatit te Policise Fier, shkuan menjehere prane ketij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se 57-vjecari, sipas deklarimeve te mjekeve dhe familjareve, kishte pire lende helmuese fostoksine ne kushte depresioni. Me gjithe mjekimin intensiv qe eshte bere nga bluzat e bardha, Flamur H., ka gjetur vdekjen ne oren 20:30 te mbremjes. Grupi hetimor mblodhi provat paraprake dhe po vijon verifikimet ne lidhje me ngjarjen e ndodhur, ndersa keqyri edhe vendngjarjen, banesen ku dhe u gjet ne gjendje te rende i ndjeri. Ky eshte rasti i peste brenda kater muajve ne rrethin e Fierit, qe flijimet perfundojne ne menyre tragjike nepermjet aktit te vetehelmimit me fostoksine. Numerohen gjithsej 70 raste te helmimeve ne menyra te ndryshme te trajtuara ne spital, kryesisht nga medikamentet, helmet bujqesore, gazrat dhe rrethana te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›