Ambasadori gjerman, Boschard apel politikës: Shqipëria është prag të marrjes së statusit kandidat, jepini fund ngërçit

Rinisja e protestave, kundër liberalizimit dhe statusit kandidat
Ambasada gjermane në Tiranë shprehet se është e pajustifikueshme sjellja e disa forcave politike në Shqipëri në një kohë kur vendi ndodhet në prag të sfidave të mëdha të integrimit. Gjatë vizitës në Elbasan, ambasadori gjerman, Bernd Boschard u shpreh se pasi të tejkalohet ngërçi, Shqipëria do marrë statusin e vendit për kandidat në BE dhe njëkohësisht, shqiptarët do kenë mundësi të lëvizin të lirë në hapësirën “Schengen”. Sipas tij, Brukseli është me sytë nga Tirana, në mënyrë që palët politike të gjejnë vullnet dhe të t’i hapin rrugë integrimit. “Ne inkurajojmë në përmbushjen e kritereve. Besojmë se në vjeshtë do të diskutohet procesi i liberalizimit të vizave, kurse në fund të vitit do hiqen vizat. Ndërkombëtarët presin një zgjidhje të sa më të afërt, për t’i hapur rrugë aspiratave integruese të Shqipërisë”- u shpreh diplomati gjerman. Reagimi i ambasadës gjermane, vjen në një kohë kur kreytari i opozitës ka kërcënuar nga rrethinat e Shqipërisë, ku ka nisur një tur ‘mëshirimi’ se protestat do rikthehen. Përfaqësuesit ndërkombëtarë, duket se do përcjellin një reagim edhe më të ashpër ditët në vijim, me konkretizimin e planit të zi të Edvin Ramës. Pavarësisht se u konsiderua si i dështuari më i madh në historinë e opozitës, Edvini po bën punë bindëse nëpër rrethe, me idenë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se hapja e kutive, është kërkesë e palëkundur.
...