Ministri i Ekonomisë, Prifti: Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, deklaron se vendi ekonomia e vendit tonë bashkë me atë të Polonisë, renditen në krye të ekonomisë evropiane. Deklarata e ministrit të ekonomisë u bë, gjatë forumit për biznesit mes Shqipërisë dhe Polonisë. “Shqipëria ka mundësi shumë të mëdha për të rritur bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik me Poloninë, pasi të dyja janë vendet e vetme me rritje ekonomike në Evropë. Shqipëria dhe Polonia në fushën ekonomike kanë një gjë të përbashkët, ajo e rritjes ekonomike në vitin 2009, kur në kushtet e krizës globale financiare, e para pati rritje 3 % të GDP-së ndërsa e dyta me 2 % të GDP-së”- deklaroi ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Ai u shpreh për një baashkëpunim më konkret mes dy vendeve, pasi siç tha ai, “jemi dy vende që rritemi”.
...