Berisha: Rama i verbuar nga interesat personale, kërkon të pengojë rrugën e integrimit të Shqipërisë

Kryeministri inauguron në Farkë përfundimin e punimeve të shkollës 9 vjeçare. Shefi i ekzekutivit u shpreh gjatë një takimi me qytetarët atje, se rrugën e Shqipërisë drejt integrimit s’do ta ndalë asnjë prej përpjekjeve të dyshimta të opozitës. Kryeministri sulmoi kryetarin e PS-së, duke deklaruar se ka vënë interesat personale mbi ato të kombit
Kryeministri Sali Berisha është shprehur sot gjatë një takimi të realizuar me qytetarët e Farkës, pas inaugurimit të shkollës 9 vjeçare, se qeveria e djathtë është e angazhuar për të realizuar me sukses aspiratat e integrimit, duke nisur nga zhvillimi ekonomik i Shqipërisë. Shefi i ekzekutivit shprehu zotimin e qeverisë së djathtë, për të realizuar me sukses aspiratat e integrimit të Shqipërisë. Berisha tha se rritja e investimeve dhe modernizimi i infrastrukturës mbetet jetike, për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve shqiptarë. Duke u ndalur te zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri tha se ato plotësuan standardet dhe se shqiptarët i dëshmuan botës se dinë të zhvillojnë zgjedhje të lira e të ndershme. “Ne mblidhemi sot në këtë shesh pasi 27 ministra të vendeve anëtare të BE-së vendosën që Shqipëria të kualifikohet për të hapur negociatat për statusin e kandidatit. Dy javë më parë KE vendosi të rekomandojë heqjen e vizave për shqiptarët. Këto u bënë, pasi Shqipëria dëshmoi sukses të plotë në realizimin e reformave, siguroi zgjedhje të lira dhe të ndershme”- u shpreh kreu i ekzekutivit, Berisha. Lidhur me rolin e opozitës, kreu i qeverisë vërejti se u bënë përpjekje, që për hir të interesave personale të rrënohen interesat e shqiptarëve. Lidhur me rolin e opozitës, kreu i qeverisë vërejti se u bënë përpjekje, që për hir të interesave personale të rrënohen interesat e shqiptarëve. “Përpjekje të turpshme u bënë që tu mashtrojnë ju. Kur u nisa në Strasburg për të firmosur anëtarësimin, po këta zotërinj thanë se Shqipëria nuk do anëtarësohet. Këta duan që për interesat e tyre të rrënojnë interesat e shqiptarëve”, deklaroi më tej, kryeministri Berisha. Në vijim të fjalës së tij, kryeministri ka theksuar se Farka po zhvillohet sipas një masterplani i cili respekton të gjitha standardet e zhvillimit dhe do jetë një nga bizhutë e Shqipërisë në të gjitha aspektet. “Janë mbi 1100 shkolla që u ndërtuan nga e para apo u rindërtuan. Ne në 3 vitet e mandatit do përfunojmë rindërtimin e çdo shkolle në Shqipëri. Asgjë nuk do na ndalë që fëmijët tanë të ulen kudo që ndodhen në shkolla evropiane”- tha Berisha.
...