Jeremic: Nukndalemi në luftënpër Kosovën
LIMA- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka deklaruar se Serbinë e presin “ditë të vështira në luftën për Kosovën”, por sipas tij kjo do të thotë që Serbia të dorëzohet. Lajmi bëhet publik nga agjencia kosovare e lajmeve REL.
“Megjithëse kemi ditë të vështira përpara, në luftën për Kosovën, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tërhiqemi”, tha Jeremic, gjatë një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) në Lima të Perusë.
Më tutje, ai theksoi se “po ballafaqohemi me presion të fuqishëm për njohje të reja të Kosovës” dhe shtoi se “ne nuk kemi superfuqi prapa nesh, ashtu sic ka Prishtina”.
Jeremic u shpreh se Serbia, megjithatë, do të vazhdoj me mjete paqësore, politike dhe diploamtike, për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial.
(m.a/BalkanWeb)