E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori gjerman: “Kriza politike pengon investimet e huaja”



Ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchard, ka përfituar nga një eveniment i përbashkët shqiptaro-gjerman në qytetin e Durrësit për të ripërsëritur mesazhin për zgjidhjen e krizës politike. Duke folur për investimet e huaja në Shqipëri, diplomati gjerman u fokusua në aspektin politik. “Shpresoj që sinjali i krizës së shpejti të marrë fund. Pasi ky sinjal i mban larg të interesuarit potencialë për të investuar në Shqipëri”, - u shpreh Borchard. Sipas ambasadorit gjerman, krijimi i një mjedisi pozitiv është mjaft i rëndësishëm për angazhimet private në Shqipëri. “Angazhimet private kanë nevojë për një mjedis pozitiv. Në këtë kontekst, faktorë të tillë si lufta kundër korrupsionit dhe garancia e sigurisë ligjore kanë rëndësi thelbësore”, - u shpreh kryediplomati gjerman në Shqipëri. Ambasadori Borchard, i shoqëruar dhe nga përfaqësues të tjerë të pushtetit qendror e vendor, mori pjesë në ceremoninë e 100 ditëve të para të veprimtarisë së një shoqërie shqiptaro-gjermane të përpunimit të mallrave dhe anijeve në Durrës, me një investim prej 2 milionë eurosh.

29 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›