E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Minarolli: “Veprimet, një turp për grekët”



Kjo është hera e parë që qeveria greke kërkon falje për incidentet dhe rastet e racizmit kundër shqiptarëve. Edhe ambasadori shqiptar në Greqi, Vili Minarolli, ndërsa e ka cilësuar aktin të shëmtuar, ka vënë në dukje se ky akt u dënua menjëherë nga autoritetet, media dhe shoqëria greke. “Dua të vë në dukje reagimin e menjëhershëm të të gjitha institucioneve greke, të mediave greke dhe të shoqërisë greke. Është qëndrimi i ministrit që e ka në varësi këtë repart ushtarak dhe qëndrimi i vetë Sindikatës së Rojeve Bregdetare. Ky akt i shëmtuar konsiderohet i tillë edhe për vetë këta që e bënë dhe e dënojnë tërësisht. Ata e vlerësojnë si një akt i veçantë i një grupi të vogël njerëzish që nuk ka të bëjë as me politikën, as me qëndrimin e tyre ndaj një vendi mik siç është Shqipëria. Veprimi konsiderohet si një turp për grekët dhe në një farë mënyre, nëpërmjet qëndrimeve dhe veprimeve të tyre, është një kërkesë faljeje për atë çka bënë shokët e tyre, kolegët e tyre”, - tha Minarolli.

Në mars të vitit 2007, një tjetër video skandaloze

Si për çudi, edhe në mars të vitit 2007 u publikua një video nga gazeta më e madhe greke "Ta Nea", ku disa ushtarë grekë lëshonin thirrje antishqiptare gjatë një stërvitjeje. Sipas saj, për të ngritur moralin ushtarak, ata lëshonin thirrje kundër shqiptarëve dhe turqve. "I shikoni ata? Ata janë shqiptarë. Me zorrët e tyre ne do të bëjmë litarë. I shikoni ata? Ata janë turq. Me lëkurët e tyre ne do të bëjmë këpucë". Kjo solli reagimin e ashpër të të gjitha institucioneve shqiptare, përfshirë edhe kryeministrin Berisha dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Por, me gjithë ankesat e vazhdueshme, zyrtarisht Greqia nuk njoftoi ndëshkimin e asnjë prej ushtarakëve apo drejtuesve të njësitit që lëshonin thirrje ekstremiste nacionaliste.

29 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›