E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Kryesia e PD-së/ Ferdinand Xhaferri zgjidhet në postin e Sekretarit për Marrdhëniet me Publikun pranë PD

Partia Demokratike ka mbledhur dje Kryesinë e saj, me rend dite zgjedhjen e Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun, një vend vakant i lënë pas largimit të deputetit Spartak Ngjela. Kryesia e PD-së miratoi me unanimitet emrin e deputetit të PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferri, i cili që sot do të merret me marrëdhëniet me publikun në selinë “blu”. Emërimi i Xhaferrit në këtë post vjen si domosdoshmëri duke parë se është një post i cili do të jetë shumë deçiziv për periudhën e fushatës zgjedhore dhe marrëdhëniet e PD-së me aleatët dhe strukturat në parti. Xhaferri zëvendëson në këtë post Spartak Ngjelën i cili që prej dy vjetësh nuk është më pjesë e PD-së dhe grupit parlamentar demokrat Xhaferri do të mbajë këtë post deri në zhvillimin e Kuvendit të ardhshëm të demokratëve, i cili zgjedh kryetarin dhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›