Përfaqësuesi i PPE-së në Forumin e Krans Montana në Shqipëri Patrik Vole

Shqipëria nën qeverisjen e kryeministrit Sali Berisha ka njohur shumë përparime
Sfida për hyrjen e Shqipërisë në BE janë zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. Përfaqësuesi i PPE-së në Forumin e Krans Montana në Shqipëri Patrik Vole tha se procesi zgjedhor i 2009 duhet të jetë i lirë edhe i ndershëm. Duke e cilësuar si një mesazh për politikën Shqiptare, Voler tha se Shqipëria nën qeverisjen e kryeministrit Sali Berisha ka njohur përparime.
“Transparenca e Zgjedhjeve parlamentare 2009 është sfida aktuale që Shqipëria duhet të përmbushë në rrugën për hyrjen e saj në BE. Qeveria e kryeministrit Berisha ka shënuar arritjet më të mëdha me reformat e saj por ato duhet të vazhdojnë edhe më në rrugën drejt BE. Shqipëria shënoi një rritje ekonomike prej 6% në vititn 2008.”. Vlerësimet më të mira për forcat e armatosura të Shqipërisë në këtë takim ka dhënë edhe Komandanti i NATO-s për Shqipërinë Dimitrov.
...