E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton hyrjen në fuqi të paketës “Për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO’’

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi po ditën e djeshme shpalljen dhe hyrjen në fuqi menjëherë të ligjeve që u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë, të paketës “Për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO’’, në kuadër të procesit të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë kompletojnë kuadrin ligjor të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Presidenti i Republikës përshëndet deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin unanim të këtyre ligjeve dhe uron të gjithë qytetarët shqiptarë për realizimin e kësaj ëndrre integruese, si një moment historik për vendin tonë, e cila u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve tanë euroatlantikë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›