Ambasadori gjerman kundër aplikimit të Shqipërisë në BE

Diplomati gjerman mbështet fushatën politike të Edi Ramës
Vazhdojnë ndërhyrjet e diplomatëve të huaj në Shqipëri, ku në prezantimet e aktiviteteve të ndryshme bëjnë dhe tifo personale për forcat e ndryshme politike. Edhe ditën e djeshme ambasadori i Gjermanisë, Bosch, tregoi para shqiptarëve se diplomacia në Shqipëri vazhdon të funksionojnë në kundërshtim me politikën e vendit të tij dhe pro interesave të momentit, personale apo ekonomike qofshin. Politika e ambasadorëve të caktuar në Shqipëri është bërë tashmë një precedent i rrezikshëm zhvillimin e një konkurrence normale në politikën shqiptare. Ky ambasador është një nga njerëzit më të implikuar me fonde edhe me Mjaft dhe G99, fonde të cilat vijnë për shoqërinë civile dhe shpërndahen sipas interesave të këtij ambasadori në grupet e miqve të tij me të cilët ka lidhur miqësi të ngushta dhe afektive. Ditën e djeshme ambasadori gjerman Bernd Borchardt këshilloi qeverinë shqiptare që të mos nxitohet me aplikimin për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, pasi sipas tij është vet BE që duhet të rregullojë çështjet e brendshme të tij. Ndër të tjera, ai ka bërë thirrje për përfundim të procesit të ndarjes së kartave deri në qershor, pasi në të kundërt, sipas tij Shqipëria rrezikon shumë, duke theksuar se zgjedhjet përbëjnë një sfidë të madhe. Ndër të tjera ai i kërkon qeverisë shqiptare të mbyllë procesin e shpërndarjes së kartave brenda datës së caktuar, në të kundër mund të ketë problem, sipas tij të gjithë shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhjet e 28 qershorit me karta identiteti. "Përgatitja e zgjedhjeve është një sfidë shumë e madhe. Shpresojmë që deri në qershor ndarja e kartave të funksionojë siç duhet, pasi do të ishte gjë e keqe për Shqipërinë, por edhe për ne si vende partnere të NATO-s, nëse procesi nuk do të zhvillohet siç duhet", ka deklaruar ambasadori gjerman. Paralajmërimi i diplomatit të një vendi perëndimor, vjen në një kohë kur janë shtuar debatet politike në vend për kartat e identitetit. Sipas ambasadorit, nëse investitorët e huaj kërkojnë të investojnë në Shqipëri, duhet tu garantohet edhe një situatë e qetë politike.