BE kundër qeverisë për shkarkimet në administratë

Lohan: Investimet tona për trajnime nuk mund të shkojnë dëm
Një ditë pasi kreu i LSI ka premtuar mbështetjen e të pushuarve të administratës publike, për shkaqe politike, Bashkimi Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se lëvizjet e shpeshta dhe të pamotivuara të nëpunësve të administratës publike, rrezikojnë seriozisht fondet e BE për Shqipërinë. Stabiliteti i administratës është kusht para hyrjes së Shqipërisë në BE, dhe KE do të mbikëqyrë nga afër të gjitha lëvizjet në administratën publike, veçanërisht gjatë këtij viti elektoral. Ky paralajmërim për qeverinë shqiptare ka ardhur nga shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, ambasadori Helmuth Lohan, sipas së cilit përmirësimi i kapaciteteve administrative shqiptare për të menaxhuar ndihmën financiare të BE si dhe qëndrueshmëria në sektorin publik do ti shërbenin integrimit të vendit, por nëse s'ka stabilitet, atëherë fondet mund të shkojnë dëm. Të gjitha përpjekjet dhe fondet në këtë fushë, si edhe në fusha të tjera ku Komisioni Evropian ndihmon, mund të shkojnë dëm shumë lehtë nëse nuk sigurohet qëndrueshmëri në sektorin publik, nëse njerëzit te të cilët ne investojmë sot nuk janë aty nesër për ta bërë atë investim dobiprurës për Shqipërinë. Kështu që, unë i inkurajoj të gjitha palët në këtë projekt, të gjitha palët në procesin e integrimit të Shqipërisë të bashkojnë përpjekjet dhe të bëjnë pjesën e tyre për ta bërë këtë ndërmarrje afatgjatë, të suksesshme dhe të qëndrueshme, u shpreh ambasadori Lohan gjatë lancimit të projektit të financuar nga BE "Përgatitja e autoriteteve shqiptare për zbatimin e sistemit të decentralizuar të Bashkimit Evropian", ku qeveria shqiptare përfaqësohej nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili garantoi se qeveria ka kapacitetet e duhura për zbatimin e fondeve. Duke i qëndruar strik paralajmërimit të tij, ambasadori Lohan theksoi se ai është i i vlefshëm për të gjithë politikën shqiptare. Do të doja të inkurajoja të gjitha partitë në këtë projekt, ato që janë të përfshira dhe të interesuara në integrimin e Shqipërisë, të bashkojnë përpjekjet dhe ta kthejnë çështjen e stabilitetit në administratë, në një objektiv të tyre, theksoi Lohan. Ai përsëriti se asistenca prej 200 milionë euro, jepet nga BE si asistencë për periudhën e para anëtarësimit. "Menaxhimi efiçent i fondeve varet në masë të madhe nga një administratë e mirëtrajnuar e profesionale si dhe nga një kuadër ligjor i qartë", deklaroi Lohan. Gjatë takimit, ambasadori Lohan foli në kuadrin e projektit të BE-së për administratën publike, i cili ka një vlerë prej 1 milionë eurosh dhe vetëm për periudhën 2008-2010 e kalon shumën prej 200 milion euro. Nga ana tjetër, zv/kreu i delegacionit të KE-së në Shqipëri, Brusa është shprehur se Bashkimi Europian do të japë asistencë ligjore për reformat në drejtësi. Sipas Brusës reformat në drejtësi janë një zonë kryesore të interesit. Ky projekt merr në shqyrtim kapacitetet e administratës dhe menaxhimin e fondeve të BE-së. Kapacitetet administrative të Shqipërisë në këtë fushë janë në një nivel fillestar dhe projekti, ka marrë tashmë disa masa për ta përmirësuar gjendjen. Është bërë një vlerësim i përgjithshëm i gjendjes së tanishme dhe janë hartuar disa këshilla. Këto do të udhëheqin punën e ekspertëve me autoritetet shqiptare drejt plotësimit të boshllëqeve në kuadrin ligjor dhe institucional për menaxhimin e decentralizuar si edhe në numrin, kualifikimet dhe profilet e personelit. Krahas punës për kuadrin e duhur ligjor dhe institucional, do të zhvillohen disa trajnime për secilën njësi operimi të menaxhimit të decentralizuar. Zbatimi i projektit prej 1 milion euro do të vazhdojë deri në korrik të vitit 2010 dhe janë përcaktuar edhe 1.5 milion euro të tjera për vazhdimësinë e ndihmës në këtë fushë. Ndërrimi i pushteteve në Shqipëri është shoqëruar vazhdimisht me ndryshime edhe në administratë të frymëzuara kryesisht nga përkatësitë politike. Por, kjo praktike është kritikuar jo vetëm nga institucionet vendase të pavarura, por edhe ato ndërkombëtare.