Ambasadori holandez: Korrupsion në nivelet e larta, situata nuk është përmirësuar vitet e funditNga TemaAmbasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Hank Van Den Belt, tha dje se korrupsioni në vend është problematik dhe ai po prek dhe instanca t
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ambasadori holandez: Korrupsion në nivelet e larta, situata nuk është përmirësuar vitet e funditNga TemaAmbasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Hank Van Den Belt, tha dje se korrupsioni në vend është problematik dhe ai po prek dhe instanca të larta shtetërore. Sipas tij, kjo është një gjë shumë e rëndë për vendin tonë. Sipas diplomatit holandez, situata nuk është përmirësuar vitet e fundit.
“Korrupsioni është problem serioz, endemik, që varion nga korrupsioni i vogël deri tek ai në nivelet më të larta politike. Situata gjatë viteve të fundit nuk është përmirësuar. Progres-Raporti për këtë vit bëri komente negative për nivelin e korrupsionit në Shqipëri. Madje në raportin e Transparency International Shqipëria ra 10 vende më poshtë. Kjo është një gjë shumë serioze, është një gjë shumë e keqe për Shqipërinë, një gjë shumë e keqe për aspiratat e saj integruese”, - tha ambasadori holandez.