E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektet e privatizimeve klientelisteNga Mero BazeÇmimi i energjisë elektrike do të rritet së paku 13 për qind në janar të vitit që vjen, për shkak të kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë çeke që ka blerë OSSH, sipas së cilës i lejohet kompani

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Efektet e privatizimeve klientelisteNga Mero BazeÇmimi i energjisë elektrike do të rritet së paku 13 për qind në janar të vitit që vjen, për shkak të kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë çeke që ka blerë OSSH, sipas së cilës i lejohet kompanisë një rritje çmimi vjetor deri në 15 për qind. Vendimi i djeshëm i bordit të Entit Rregullator të Energjisë është një përpjekje për ta disiplinuar rritjen me një përqindje pak më të vogël se ç’kërkojnë blerësit e kompanisë.
Problemi që rihap ky debat, më shumë se sa me çmimin e energjisë elektrike, ka të bëjë me problematikën e privatizimeve të kompanive publike, defektet e të cilave shfaqen pas privatizimit. Kështu, privatizimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike u bë në kushtet e mungesës së plotë të transparencës dhe favorizimit për arsye politike të blerësit çek të kësaj kompanie. Ky privatizim, i cili u përdor mes të tjerash për lobimin e qeverisë çeke lidhur me aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtar në BE, në prill të këtij viti, duket se po prodhon pasoja për qytetarët më pas. Një ritëm i tillë i rritjes së çmimit të energjisë elektrike është i pazakontë për qytetarët shqiptarë dhe është thjesht një pasojë që vjen nga politika, dhe jo nga tregu.
I njëjti fenomen ndodhi dhe me privatizimin e ARMO-s, ku në fillim u fol për blerës strategjik dhe realisht kompania përfundoi në duart e Rezart Taçit, i cili, në vend që ta zhvillonte rafinerinë, po e kthen atë në një lavatriçe të naftës kontrabandë, duke prodhuar evazion fiskal dhe naftë me cilësi problematike për konsumatorët. Problemi i dytë që hapin privatizime të tilla problematike janë investimet. Kompania çeke që ka blerë OSSH apo ata që kanë blerë ARMO-n, kanë pasur një plan të qartë investimesh në kontratën e blerjes, i cili tashmë është shumë i vështirë të verifikohet, për të mos thënë se nuk ekziston. Ky në të vërtetë ka qenë një kusht thelbësor për privatizimin, pasi privatizimet bëhen me synim zhvillimin e atyre kompanive që dalin në shitje. Ajo që ndodh pas privatizimit është përpjekja e blerësve për t’i keqpërdorur asetet dhe për të nxjerrë fitime të shpejta duke neglizhuar detyrimet për investime të paraqitura në kushtet e kontratës, çka përbën në të vërtetë një histori korrupsioni, të cilën e paguajnë qytetarët.
Dhe problemi i fundit që po del nga këto privatizime problematike është mbikëqyrja e këtij procesi pas privatizimit. Në Shqipëri ende nuk kemi asnjë histori të mbikëqyrjes së premtimeve për privatizim pas privatizimi apo pas koncesioneve. Të gjithë ata që kanë privatizuar një pasuri publike apo e kanë marrë atë me koncesion, kanë devijuar nga premtimi ligjor dhe asnjë institucion nuk ka provuar të ruajë ligjshmërinë e këtyre akteve të privatizimit. Kjo, jo sepse nuk kanë të drejtë, por, me sa duket, sepse nuk janë të lirë të veprojnë mbi ata që kanë favorizuar.
"Faktori Plus"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›