Ngjela: Kur projektonim të ardhmen pesimisteNga DW20 vjet nga revolucionet demokratike në ish-Evropën Komuniste. Lirinë tonë sot ne ua dedikojmë edhe të përndjekurve politikë e ish-disidentëve. “Deutsche Welle” pyet Spartak Ngjelën: A ia vlejti?
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ngjela: Kur projektonim të ardhmen pesimisteNga DW20 vjet nga revolucionet demokratike në ish-Evropën Komuniste. Lirinë tonë sot ne ua dedikojmë edhe të përndjekurve politikë e ish-disidentëve. “Deutsche Welle” pyet Spartak Ngjelën: A ia vlejti?
Unë kam qenë në burg në Burrel ato momente, por ngjarjen po e prisnim me ditë. Natyrisht, fakti që isha në një burg të atij niveli dhe të asaj lloj diktature, e kemi përjetuar me gëzim natyrisht. Por, e thashë edhe pak më parë, ishim të përgatitur, sepse ishin hedhur disa hapa, të cilat të çonin drejt këtij mendimi. Ndoshta nuk pritej prej atij akti, ndoshta njerëzve nuk u shkonte ndërmend se do bëhej nëpërmjet atij akti, sepse duhet të ishe në Gjermani aktualisht që ta kuptoje se ç’ishte muri, por duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër, që unë personalisht kam qenë i klimatizuar me atë mur dhe me historinë e atij muri. Duhet të jemi të qartë që çdo mendje njerëzore ka një sens historik. Nëse një mendje njerëzore nuk ka një sens historik, do të thotë që të njohë të kaluarën dhe me anë të saj të projektojë të ardhmen, atëherë nuk është brenda sensit racional të të menduarit. Dhe duke e marrë këtë aksiomë të funksionimit të mendjes tonë dhe të memories tonë, natyrisht që gjithsecili nga të burgosurit, si ata edhe unë, kishim projektuar një të ardhme. Por kishim projektuar një të ardhme sipas një të kaluare të rëndë. Pra, nëse kishte një të kaluar të shpejtë dhe të largët, të një diktature komuniste që nuk bënte asnjë lëshim, natyrisht që ti do të projektoje një të ardhme pesimiste. Dhe ne, edhe unë personalisht, kisha projektuar një të ardhme pesimiste.
Dalja e Gorbaçovit, ndryshimet në Bashkimin Sovjetik, gjendja ekonomike e mjerë në Tiranë, çekuilibrimi i Ramiz Alisë, të gjitha këto e kishin ndryshuar projektimin tim drejt së ardhmes, me njëfarë shprese, por jo konkrete. Me rënien e Murit të Berlinit, kjo shpresë, e cila ishte disi në gjendje të vagullt, u kthye konkrete dhe u projektua një e ardhme pesimiste, domethënë që dhe ti do të jetosh si gjithë të tjerët. Dhe kjo erdhi. Kjo është arsye që një të burgosuri politik, në regjimin komunist më të rëndë të Evropës, kur kishte humbur shpresën se mund të bëhej diçka, i lindi shpresa se e ardhmja e tij, të paktën ajo pak që i kishte mbetur, do të ishte një e ardhme dinjitoze, e një njeriu normal dhe me dinjitet dhe me personalitetin e tij. Dhe koha e tregoi. Regjimi i Tiranës, Ramiz Alia me stafin e tij, ishin kaq injorantë, sa nuk e kuptonin. Muri i Berlinit binte dhe ata flinin nën mur. Kjo është figura që mund të thuhet për ata injorantë, që nuk e kuptuan se komunizmi po binte. Frika ishte e madhe në Shqipëri, prandaj u duk sikur ishte e amullt, kurse ne që e kishim të ndryshme optikën nga këta që ishin jashtë, nga intelektualët që ishin jashtë, që ishin të deprimuar nga njëri krah, të trembur në krahun tjetër dhe të lidhur me regjimin pastaj një pjesë, natyrisht që ne ishim të lirë në këtë drejtim dhe e analizonim në sensin e një historie në evolucion. Dhe kjo histori në evolucion kishte shkatërruar një sistem. Ne që ishim kundër këtij sistemi natyrisht që do të ishim optimistë, midis tyre edhe unë.