“Të hiqen makinat që harxhojnë”
Kreu i ekzekutivit kërkoi gjithashtu nga administrata që të zëvendësojë makinat që harxhojnë shumë benzinë, me makina që kanë një kosto më të ulët. Sipas Berishës “operacioni me veturat do të shtrihet më thellë në kuptimin që do të disponohet një fond me të cilin do të blejmë veturën më të mirë dhe më të lirë që konsumon më pak, sepse është interesi më i mirë. Greqia që është një vend shumë më i pasur se ne ka vendosur veturën 1,5 kuaj fuqi. Duhet të jemi rigorozë, përveç veturave të krerëve të institucioneve kushtetuese dhe ministrave, vetura të tjera që janë për punë të tjera do të jenë vetura që konsumojnë minimumin e mundshëm të benzinës”.