Buxheti 2012- Votohet me 74 vota pro, opozita kundër
TIRANE- Buxheti për vitin 2012 është miratuar në parim me 74 vota pro gjatë seancës së Kuvendit të Shqipërisë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Gjatë seancës se djeshme mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ashpër mes tyre lidhur me zërat që parashikon ky buxhet i ri. Nga ana e saj opozita shqiptare ka kërkuar të ndryshohen disa zëra ne buxhet, pasi në të kundërt ajo nuk do ta votonte atë. Sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçit ky buxhet nuk vjen në ndihmë të zhvillimit të vendit, si dhe ky buxhet ndër të tjera nuk zbut varfërinë në vendin tonë.
Nga këndvështrimi jonë dhe jo nga këndvështrimi jonë thjeshtë për të bërë opozitë për opozitën, meqë jemi në opozitë ta kundërshtojmë, ky është gjykimi dhe vlerësimi që ne kemi nga shifrat që paraqet ky buxhet. Së pari, ky buxhet nuk ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit, në kushte kur rritja ekonomike sipas shifrave ka ndaluar. Së dyti, ky buxhet nuk kontribuon në zbutjen e efekteve të krizës ekonomike, në buxhetet e tyre familjare, në kushtet kur barra fiskale në familjet e tyre në këto 6 vjet ka shkuar nga 32 në 38%. Së treti, ky buxhet nuk shoqërohet me ulje të borxhit publik. Në kushtet kur çdo familje shqiptare do paguajë çdo muaj fiks 65 dollarë vetëm për shërbimin e borxhit. Së katërti, ky buxhet nuk zbut varfërinë, në kushtet ku ajo shtohet nga 2008 deri sot në 2011, 11.4%- është shprehur gjatë senacës plenare Ruçi.
Ndërkohë që ka shtuar se një tjetër faktor që opozita e kundërshton buxhetin është se sipas tyre buxheti i ri i viti 2012 nuk ul nivelin e papunësisë në vend, ska paketa të përcaktuara fiskale, nuk mbështet shëndetësinë dhe as arsimin në vend.
Së pesti, ky buxhet nuk ul papunësinë. Së gjashti, ky buxhet nuk ka politika të reja fiskale për rishpërndarjen e të ardhurave dhe nuk është hera e parë që kjo maxhorancë sjell buxhet pa paketë fiskale. Së shtati, ky buxhet nuk mbështet shëndetësinë që është ku thërret qameti. Së teti, ky buxhet nuk mbështet arsimin shqiptar, që megjithëse themi që kemi rritur në mënyrë galoponte numrin e studentëve në shkollat larta, por nuk kemi shtuar paratë- ka thënë në fjalën e tij deputeti socialist Ruçi, duke vënë theksin se buxheti nuk përmbush 12 prioritet e vendosura nga Bashkimi Europian.
Nga ana tjetër mazhoranca nuk ka pranuar kërkesat e bëra nga opozita duke i cilësuar si të pabaza.
Harrojeni se do kthehet taksa e Marksit ndonjëherë në Shqipëri. Ajo ishte taksa që i mjeroi shqiptarët dhe i zhyti në mjerimin më të thellë në historinë e tyre. Ishte taksa që i bëri shqiptarët të punojnë 7 muaj për qeverinë- është shprehur kryeministri Berisha.
Shkrime të tjera me interes: