Kataneo-Topi: Italia partneri ynë strategjik
Itali- Italia është një partner strategjik për Shqipërinë. Kështu është shprehur sot presidenti i vendit Bamir Topi gjatë një takimi me kreun e Këshillit Rajonal të Piemontes Valerio Kataneo. Presidenti Topi ka vlerësuar marrëdheniet e mira mes dy vendeve dhe ka theksuar se bashkëpunimi Shqipëri-Itali është një prioritet në interes të të dy popujve.
Shqipëria shikon tek Italia një partner strategjik, një vend dhe një popull mik me të cilin ne kemi shprehur qartë dhe kemi dëshmuar prioritetet e bashkëpunimit të gjithanshëm në funksion të interesave të vende dhe popujve tanë u shpreh presidenti Topi.
Më tej kreu i shtetit shqiptar ka nënvizuar rëndësinë e investimëve piemontezë në Shqipëri, duke treguar për mundësitë që ofron vendi ynë për investimet e huaja. Nga ana e tij Kataneo theksoi marrëdheniet shumë të mira mes dy vendeve, duke u shprehur se të tilla kanë qënë tradicionalisht.
Presidenti topi gjëndet në Itali në kuadër të një vizite zyrtare me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së qytetit të Torinos, Piero Fasino-s.
Shkrime të tjera me interes: