SHBA: Kategorikisht kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë
BEOGRAD- SHBA mbështet sovranitetin e Kosovës, ndërkaq zgjedhjet lokale në veri do të zgjidhnin përfaqësues, të cilët nuk kanë kurrfarë fuqie përballë ligjeve të shtetit të Kosovës, deklaroi ambasadorja amerikane në Beograd, Mary Warleeck.
''Kur Serbia mbajti zgjedhje në Kosovë në vitin 2008, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, deklaroi se ato zgjedhje dhe rezultati i tyre, sikurse edhe institucionet komunale serbe, ishin pa legjitimitet. Kështu që, kjo është një çështje që duhet adresuar'', tha ambasadorja amerikane për median serbe.
Ajo përsëriti se për SHBA-në, çështja e statusit është e mbyllur.''Duhet pasur parasysh se Kushtetuta e Kosovës ofron mbrojtje për serbët kosovarë. Serbët në jug të lumit Ibër, të shfrytëzojnë këtë garanci që të zhvillojnë komunitetin dhe të mbrojnë interesat e tyre", theksoi ajo.
"Kemi dashur të shohim përparim në sundimin e ligjit në veri të Kosovës. Besoj fuqishëm se ndarja nuk është në interesin e askujt'', shtoi Warleeck.
(ma.ar/mia/BalkanWeb)