Matura shtetërore, sot testi i Matematikës
Maturantët në të gjithë vendin do ti nënshtrohen sot provimit të dytë të maturës shtetërore, atij të Matematikës.
Ashtu si edhe provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, edhe testi i Matematikës parashikohet të ketë pyetje të nivelit mesatar të vështirësisë.
Teza që do tu paraqitet maturantëve do të përmbajë 25 pyetje, ku 13 prej tyre janë me shtjellim, kurse pjesa tjetër janë me alternativë.
Provimi është përcaktuar të filloj në orën 10:00 dhe do të zgjasë për rreth 2 orë e gjysmë, ndërkohë që prezenca e maturantëve kërkohet të paktën një orë e gjysmë më përpara dhe të pajisur me një mjet identifikimi.
Rezultatet e testit të matematikës pritet të dalin pas 15 ditësh, ndërsa edhe për këtë provim MASH do të zhvillojë kontrolle të rrepta për të mos lejuar kopjimin.