Ambasadori i BE: Për statusin pyesni klasën politike

Rama gjatë nje takimi me ambasadorin e BE
TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sekui ka takuar kreun e Partise Socialiste, Edi Rama.
Pas takimit, Sekui theksoi se marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë mbetet në dorë të klasës politike shqiptare, duke kujtuar se 12 kriteret e kerkuara nga KE i takojne asaj t’i plotesoje.
Duhet të pyesni klasën politike shqiptare nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat- tha ai.
Takimi u mbajt ne seline e PS-se dhe mesohet se ne qender te tij ka qene situata politike, zhvillimet e fundit ne vend dhe domosdoshmeria per reformat e kerkuara ne kuader te integrimit.