Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe dorëzoi kredencialet

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur të martën Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Ankara, Khalid Khalifa Al-Mualla, i akredituar si ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Ambasadori Al-Mualla i ka dorëzuar Ministrit kopjen e letrave kredenciale.
Në takim, Ministri Hyseni e ka falënderuar Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe për përkrahjen që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në periudhën e pas-luftës.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.