E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini nesër viziton Prishtinën

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, nesër do të vijë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të vendit.

Frattini përveç takimeve me zyrtarët e institucioneve të vendit, do të flas në një seancë solemne që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Temë e bisedave së Frattinit me udhëheqësit e vendit do të jetë pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sarajevës, që do të mbahet më 2 qershor dhe integrimi i Kosovës në institucionet evropiane.

Frattini sot po qëndron për vizitë në Beograd.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›