Ambasadori i KE, Lohan: Jeta parlamentare i jep frymë demokracisë

Bregu: Kërkesa e PS për heqje të kredencialeve të Shqipërisë në KiE, e pashembullt dhe e rrezikshmeKreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Lohan, reagon një ditë pas qëndrimit zyrtar lidhur me situatën politike në Shqipëri, të grupeve politike të majta dhe të djathta në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të EvropësAmbasadori i KE-së në vendin tonë, Helmut Lohan u shpreh dhe njëherë sot, për zhvendosjen e debatit politik në parlament, si institucioni që mban peshën e funksionimi të demokracisë. Gjatë punimeve të forumit të tretë rajonal të Ballkanit Perëndimor për Bashkëpunim Ndërkufitar, ku ishte e pranishme dhe ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, zyrtari i lartë i Brukseli i apeloi opozitës shqiptare që të rikthehet sa më parë në kuvend. Sipas tij, funksionimi i plotë i demokracisë është shumë i rëndësishëm.Lohan kërkoi që politikanët të përcaktojnë prioritetet për vendin. Gjithashtu, Lohan nënvizoi se Bashkimi Europian po përgatit oponionin për Shqipërinë.Ndërkohë, Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ka cilësuar si të pashembullt kërkesën e PS-së në Strasburg për heqjen e kredencialeve të delegacionit Shqiptar.Sipas saj, të kërkosh kthim mbrapa, është e turpshme. “Ajo që ndodhur me PS-së në Strasburg është e pashembullt. është e turpshme të kërkosh kthim mbrapa. Kjo nuk bëhet në interes të shqiptarëve”, pohoi ajo.Një ditë më parë grupi i socialistëve evropianë në Asamblenë e KiE bëri thirrje për rinisjen e jetës parlamentare, duke i përçuar një mesazh të qartë Edi Ramës se me rrugën e bojkotit s’ka për të shkuar asgjëkundi. Edhe përfaqësues i KE në vendin tonë, Lohan, u shpreh se BE ka mbajtur një qëndrim të unifikuar lidhur me situatën politike në Shqipëri, duke i dhënë prioritet jetës parlamentare dhe dënimin e veprimeve që bien ndesh me funksionimin e demokracisë....