E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në tunelin e Thirrës/Drejt stabilizimit përfundimtar zona me cilësi të dobët shkëmbore

Burimet nga kompania që po kryen punimet konfirmojnë se punimet në tunnel do të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Punimet në tunel vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara nga DPRR dhe kompanitë dizenjuese të tunelit. Momentalisht në tunel punojnë 10 ekipe me një numër total prej 200 punëtorësh. Puna vazhdon paralelisht në të dy tubat e tunelit, ditën dhe natën. Pas shembjes së dheut të ndodhur më 5 Nëntor 2009 është implementuar stabilizimi punimeve në të dy tunelet, në të gjithë zonën ku ka pasur probleme gjeologjike dhe zona të cilësisë së dobët shkëmbore. Përmes një njoftimi për shtyp kompania Bechtel-Enka deklaron se dizenjimi i rishikuar parashikon që izolimi primar i zonave të pa betonuara të kryehet në një trajtë ovale dhe forcimi të bëhet përmes betonimit dhe forcimin me struktura hekuri. “Izolimi përfundimtar sipas dizenjimit të rishikuar parashikon riforcim me 500mm beton. Për t’i minimizuar lëvizjet dhe për të siguruar stabilitet, unaza e tunelit është mbyllur në një seksion prej 12m para se të avancohet ne seksionet e tjera. Këto punime kanë kontrolluar me sukses lëvizjet në tunnel”, deklaron zëdhënësja e Bechtel-Enka, Ela Ruci....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›