E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Interes të nënshkruajmë marrëveshje me Shqipërinë

BEOGRAD-Shqiperia dhe Serbia gjenden në një moment kyc te marredhenieve dypaleshe ndaj zhvillimi i tyre do të merrte një impuls të ri me nënshkrimin e një sërë marreveshjeve. Deklarata erdhi nga presidenti serb Boris Tadic gjatë një ceremonie për pranimin e kredencialeve të ambasadorit te Shqiperise ne Beograd, Shpëtim Caushi. Tadiç tha se nënshkrimi i marrëveshjeve mes dy vendeve do t’i shërbenin jo vetëm interesit reciprok të Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe si shembull inkurajimi për mbarë rajonin, për stabilitetin e prosperitetin e tij. Tadic theksoi interesin për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë dhe bindjen se ekziston një vullnet i përbashkët dhe potenciale të mëdha bashkëpunimi në fusha të ndryshme. Më tej, presidenti Tadic shtoi se BE është objektivi strategjik i përbashkët i të dy vendeve dhe se bashkëpunimi në këtë drejtim do të ketë rendësi të veçantë, pasi vizioni për një të ardhme të rajonit në familjen e kombeve evropiane i shërben edhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Shpëtim çaushi siguroi presidentin Tadic për vullnetin e mire të Qeverisë shqiptare për përparimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh me Serbinë. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›