E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Arta Dades, korrier i Orik Shytit - provohet varësia e opozitës nga bandat e Aldo Bares dhe të Hakmarrjes

Po qarkullojnë argumente të rënda të lidhjeve të ngushta të Arta Dades me bandën famëkeqe të “Hakmarrjes për Drejtësi”, por nuk ngelet pas në këtë pozicion, as ajo e Lushnjes që kryesohej nga Aldo Bare Partia Demokratike hedh dritë mbi ato që deri më tani mund të ishin kosideruar si aludime mediatike dhe njëherazi politike, lidhur me segmentet e caktuara të krimit të organizuar në vend dhe marrëdhëniet e tyre me politikën. S’ka më mëdyshje se akuzat që janë hedhur në drejtim të “diplomates” së Edi Ramës Arta Dade janë të pabaza. Tashmë ekzistojnë fakte dhe të dhëna që e implikojnë atë familjarisht në raporte të ngushta me Orik Shytin dhe Aldo Baren, kapobandot më të rrezikshëm të ballkanit dhe evropës. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli bëri sot publike për mediat provat e rastit që faktojnë të gjitha akuzat e mëparshme se Arta Dade dhe familja e saj janë të lidhura me 100 fije me organizatat më të rrezikshme kriminale të Shqiprisë dhe Ballkanit. Në foto, shihet qartë 2 koli, pra 2 pako që djali i Arta Dades, Alban Dabulla ia dërgon me postë Orik Shytit, pra njërit prej eksponentëve të organizatës më të rrezikshme kriminale të “Hakmarrjes për Drejtësi” “Dhe janë pikërisht lidhjet e krimit ato që e shndërrojnë Daden në njëriun më të besuar dhe zëdhënësen e jashtme të Edvin Kristaq Ramës. Daden dhe Ramën i bashkon Aldo Bare dhe “Hakmarrja për Drejtësi”. Pra zonja, që në emër të Ramës kërkon përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës nuk është gjë tjetër, dhe kjo foto e fakton, vecse ndrikulla e “Hakmarrjes për Drejtësi” që zbaton urdhërat e kumbarit Edvin Kristaq Rama”, u shpreh zëdhënësja e Partisë Demorkatike. Kësisoj, s’ka më nevojë për koment gjithçka që është gatuar nga kjo klikë malavitësh kriminalë që arritën para dy ditësh deri te një kërkesë me firmën e Arta Dade Bares, për përjashtimin e Shqipërisë nga Këshilli i Evropës. Ndërkaq, është e ditur tashmë se edhe Edi Rama në sajë të përgjimeve telefonike të Dondollakut, citohet se personalisht Edi Rama është i lidhur me “Hakmarrjen për Drejtësi” që kryesohej nga Orik Shyti. Sipas zbardhjeve të bisedave telefonike, “Hakmarrja për Drejtësi” dhe Orik Shyti, ishin të shqetësuar se Edi Rama rrezikonte të humbiste mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shqetësim ky i justifikueshëm pasi kjo bandë dispononte miliona lekë investime dhe pasuri të vëna në rrugë antiligjore dhe në sajë të favoreve të kryebashkiakut, që u dha mundësinë të pastronin paratë në kryeqytetin shqiptar përmes sektorit të ndërtimit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›