E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i Kilit, uron Berishën për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

Ambasadori i Kilit i ka përcjellë fjalë të ngrohtë kryeministri Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në Ballkan në shërbim të paqes dhe të sigurisë. Duke e falënderuar për fjalët e ngrohta dhe miqësore, kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve. Në takim u diskutua për intensifikimin e kontakteve politike të niveleve më të larta, për nevojën e zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit në fushat ekonomiko-tregtare, por edhe për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e kulturës, arsimit etj. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zhvillimet në rajon. Kryeministri Berisha theksoi se njohja e Pavarësisë së Kosovës, e cila tashmë është e njohur nga shumica e vendeve të lira, është mënyra e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›