E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Rama ka zëvendësuar alternativat me fushata mashtrimesh të mirëpaguara

Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha, në cilësinë e deputetit të Partisë Demokratike, ka kritikuar nga Peqini liderin socialist Rama, sipas së cilit  ky i fundit endet nëpër sallat e  Shqipërisë pa asnjë alternative, pasi atë e ka zëvendësuar me një fushatë denigruese shpifjesh dhe mashtrimesh të mirëpaguara me objektiv goditjen e sukseseve të kësaj qeverie. Ai që ditën e ardhjes së presidentit Bush hapi fjalë se i shqiptarët i vodhën orën mikut të tyre më të madh, ai që ditën e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO organizoi mitingun famëkeq kundër saj, ai që briti si një i marrë duke u tallur me vdekjen e një njeriu për qëllimet e tij politike, ai që nëpërkëmb çdo kod njerëzor për interesin e tij politik, që nuk ndahet dot asnjë natë nga nata e pafund e së kaluarës së tij, vërsulet sot e çdo ditë në salla si kjo, me tërbim mbi të tashmen dhe të ardhmen e një Shqipërie që po ndryshon çdo ditë, ka theksuar Basha gjatë fjalës së tij në kuvendin e nëntë të Partisë Demokratike në Peqin. Duke përmendur arritjet e kësaj qeverie, Basha u ndal në anëtarësimin e vendit në NATO, dhe premtoi heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Ne do ta fusim vendin në BE, ne që ndërtuam veprën shumëshekullore- ëndërr Durrës- Kukës, ne do të ndërtojmë rrugën e Arbrit, ne do të ndërtojmë edhe rrugën fushore Tiranë- Elbasan, e shumë e shumë vepra të tjera madhore kombëtare , u shpreh ai, ku shtoi se Shqipëria është e transformuar tërësisht si në rrafshin ekonomik, ashtu dhe atë politik, dhe kjo sipas tij është e prekshme nga kushdo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›