E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ne i shndërrojmë premtimet në realitet

Kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Fushë- Krujës u shpreh se qeveria e tij, ka mbajtur premtimet, e se në mandatin e ardhshëm qytetarët e Fushë- Krujës do të kenë infrastrukturën më moderne. Berisha duke vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO aktin më madhorë pas shpalljes së pavarësisë, ka përmendur si faktorë përcaktues të këtij anëtarësimin mesazhin historik të Xhorxh Ë. Bush, të përcjellë në Fushë- Krujë: Shqipëria në NATO. Qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e Fushë-Krujës, duhet të ndihen më krenarë se kurrë, sepse  për një javë, me përkushtimin dhe përpjekjen tonë të përbashkët, me mbështetjen e madhe dhe të jashtëzakonshme të miqve tanë, ne e rivendosim Shqipërinë, pas shekuj paudhësish, pushtimesh e diktaturash, aty ku prijësi ynë legjendar e vendosi dhe e projektoi atë. U deshën shekuj udhëtimi shumë të vështirë të këtij kombi, pas vdekjes së tij, që ne të zëmë sërish vendin që meritojmë përkrah kombeve më të zhvilluara të perëndimit dhe të botës. Ky është ndryshimi më i madh që qytetarët e Fushë- Krujës dhe qytetarët e mbarë Shqipërisë kanë përjetuar dhe do të përjetojnë në jetën e tyre. Ky është realizimi më madhështor, i atyre, të cilët të frymëzuar nga Skënderbeu dhe Rilindësit tanë projektuan Shqipërinë zonjë në perëndim", u shpreh Kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë është ndalur në këtë qytet në turin e tij Shqipëria po ndryshon, ku ka përuruar disa vepra publike në infrastrukturën rrugore. Në përurimin e fillimit të punimeve të rrugës Fushë Krujë Krujë, me vlerë 59 milionë lekë dhënë nga buxheti i shtetit, kreu i ekzekutivit ka premtuar investime të tjera në mënyrë që Shqipëria të ketë një infrastrukturë moderne. Të gjitha këto premtime ne do ti shndërrojmë në realitet. Besoj se ky mandat qeverisjeje ka bindur çdo shqiptar, pavarësisht nga përkatësia politike, se kjo qeveri premtimet i shndërron në realitet. Gjithashtu, unë jam këtu për tu zotuar se qeveria ime do të mbështesë çdo projekt të këtij qyteti; unazën e qytetit, asfaltimin e të gjitha rrugëve të prekshme tij, si dhe institucione të tjera kulturore apo sportive, për të cilat ju jeni të interesuar. Shpreh bindjen se së bashku, në mandatin e dytë, do të shndërrojmë në realitet dhjetëra e dhjetëra projekte, të cilat presin për tu zbatuar, vijoji kryeministri fjalimin e tij përpara qytetarëve të Fushë- Krujës. Nisur nga procesi i pajisjes së qytetarëve me kartat e identiteti, kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar rastin të ftonte qytetarët për tu pajisur me këto karta, si një dokument ndër më të avancuarit në Europë dhe si një akt shumë i rëndësishëm qytetar për zgjedhjet parlamentare të qershorit. Duhet të jenë pasqyra e vërtetë e maturisë sonë, e pjekurisë sonë demokratike, të cilat duhet të jenë dëshmi e madhe se ne e justifikojmë besimin që ndërkombëtarët na dhanë, u shpreh kryeministri ku ndër të tjera shtoi se në mandatin e dytë, do të angazhohet për të shndërruar në realitet dhjetëra e dhjetëra projekte, të cilat presin për tu zbatuar. Kryeministri Berisha inauguroi edhe përfundimin e sistemimit dhe asfaltimit të të gjitha rrugëve lidhëse të fshatit Luz i Poshtëm, ku u shpreh se ky këtë fshat në të cilin asfalti shkon në çdo derë shtëpie, do ta kishin shumë lakmi pjesa dërrmuese e lagjeve dhe rrugëve të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›