Meta: Ne koalicion vetëm me PS, Berisha në pension

Ja një pjesë e intervistës së kreut të LSI, Ilir Meta
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të pranojë asnjëherë koalicion me PD- në edhe nëse Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme. Kjo ka qenë deklarata e kreut të LSI-së, Meta në një emision televiziv. Sipas Metës, nuk mund të ketë asnjëherë aleancë me PD- në, dhe mundësia për një koalicion me PS- në nuk është hedhur asnjëherë poshtë nga LSI- ja ndaj nuk mund të flitet për ndryshim pozicioni kundrejt kësaj partie. "Nuk ka kthesë të LSI- së kundrejt PS-së, deklarata ime për koalicion paszgjedhor me PS- në është konfirmim i qëndrimit tonë që ka qenë konstant. LSI është një forcë që kërkon daljen në pension të Berishës dhe fitoren e së majtës progresiste", tha Meta. Sipas tij, deklarata që ai ka bërë ka qenë kaq shumë e përfolur dhe një surprizë për përfaqësues të caktuar të medias sepse ka pasur amplifikim nga disa prej emrave nga PS- ja sikur LSI do bashkëpunojë me Berishën, "por në fakt unë nuk kam folur asnjëherë për bashkëpunim me të", theksoi Meta. Sipas tij, nuk ka vend për diskutim parazgjedhor për kryeministrin e vendit, pasi ai do të përcaktohet nga votuesit. "Partia që do marrë 71 vota do të zgjedhë edhe kryeministrin. E majta ka shumë emra të cilët janë kandidatë potencialë për kryeministër", theksoi ai. Sipas Ilir Metës, LSI- ja mbetet forca më opozitare përballë qeverisë aktuale.
Zoti Meta, ç ka ndodhur që keni marrë një kthesë 180 gradë me PS?
Nuk shoh ndonjë kthesë të tillë. Konfirmimi ynë konstaton i konsoliduar, synon daljen në pension të Berishës dhe fitoren e së majtës dhe të forcave progresiste. Nëse ka një surprizë, kjo vjen për arsye se javët e fundit ka pasur një përpjeke për diversion të Berishës në një bisedë me Fevziun, ku ka lënë të kuptohet për një bashkëpunim me ne. Nuk do të bëjmë asnjë herë koalicion pas zgjedhjeve, nëse ne fitojmë 78 vota nuk nevojë për koalicion. Nuk kemi thënë se do bëjmë koalicion me PD. Kemi bërë kritikë të fortë.
Brenda një jave nga godina përballë Kryeministrisë deklaruat në të njëjtën mënyrë, si për Berishën, si për Ramën
Kështu thoni ju, ai ishte Berisha ik. Vlerësimi im në politikën e Ramës e Berishës, që janë si dy pika ujë në drejtim autoritarizimi, është tjetër gjë. Nuk janë të njëjtat vlerësime.
Nëse Berisha e Rama janë si dy pika ujë, pse do bëni me Ramën koalicion?
Do bëj me PS, jo me Ramën. Ajo është aleate potenciale e jona, jo koalicion parazgjedhor, 2. Ka një pyetje në rast se LSI apo PS, apo PD nuk fiton, nëse fiton vetëm, çështja është e zgjidhur, tjetra do të mbetet në opozitë.
Ka një mungesë koherence në qëndrimet tuaja?
Nuk ka asnjë kthesë sepse ne asnjëherë nuk kemi thënë që mund të bëjmë koalicion me PD apo me Berishën. Kemi një vit që kemi parë bashkëpunim intensiv të Berishës me Ramëm, që nga Çështja e Gërdecit. LSI ka qenë opozitë edhe ndaj Berishës dhe për lidershipin e PS. Kemi bërë gjithnjë një dallim mes PS dhe liderit të saj.
Rama nuk do kandidojë në këto zgjedhje?
Nuk ka ndryshim të qëndrimit politik të LSI. Mbetet gjithnjë forca më opozitare ndaj qeverisjes aktuale. Kundërshtar kryesor kemi kryeministrin aktual. Por jemi të hapur të bashkëpunojmë me PS, nëse ne nuk fitojmë dot vetëm.
A keni ndryshuar qëndrim brenda të majtës, në raport me PS. Çfarë ka ndodhur, nëse po?
E para nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi me qëndrimet politike të LSI, sepse për shkeljen e marrëveshjes në mënyrë të njëanshme nga Rama, që u firmos në 2006, nuk ka ndryshuar qëndrimi ynë për komplotin ndaj kushtetutës që përmbysi themelet e një shteti demokratik, ku parlamenti ka rolin kryesor, dhe që ka cenuar rëndë pavarësinë e gjyqësorit. Të mos harrojmë që ligjet që u aprovuan, ia dhanë Berishës edhe pse paralajmëruam për cënim, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim dhe për çështje të tjera. Ne jemi të vendosur për të fituar.
Pse duhet t ju votojnë ju dhe jo PS e Ramës?
Jemi forcë e majtë progresiste. Koalicion mbi një marrëveshje, që ishte taktik se koha tregoi se u përkeqësua. Nëse PS do të kishte pranuar fraksionet, unë do të isha në PS. Nëse do të kishte pranuar edhe më pas, Koçi e të tjerët nuk do kishin krijuar parti të re. Kur shohim se ka një ndryshim hapësirash, gjërat nuk kanë nevojë për të patur tre apo 10 parti se hapësira demokratike është e gjerë, që kushdo rrymë e gjen veten, sepse nuk ekziston rryma e përjashtimit. Asnjëherë nuk jemi përpjekur të mohojmë bazën ideore. elektorati ynë i cili kërkon politika sociale dhe zhvillimore, është i majtë dhe progresist që kërkon ndryshim, që nuk e gjen as tek PD, as tek PS.
Bashkëpunimi me PS, pas zgjedhjeve?
Është një gjë që do ta vendosin shqiptarët. Nëse i japin PS-së 70 deputetë atëherë PS nuk do të ketë nevojë për bashkëpunim, nëse jo, do të kërkojnë një bashkëpunim. Kështu që mbetet prapa zgjedhjeve.
Nëse Edi Rama këmbëngul për kryeministër. Do të pranoni të ktheni vendin në zgjedhje të parakohshme?
E merr përgjegjësinë e krizës vetë. Do ti japim dorën të qeverisë vendin, nëse populli do ti japë 70%. Në çfarë vendi të botës ndodhin këto, o do të bëhem unë ose vdiqa? Nëse populli shqiptar nuk ia jep 70 deputetë, kjo do të mbetet për tu verifikuar. Berisha do të dalë në pension. Do të ketë një zgjedhje brenda të majtës. Ka shumë alternativa edhe për kryeministër dhe për president.
Do ta bëni Ramën kryeministër?
Mendoj se nuk duhet banalizuar ky debat. Më vjen keq për PS që për çdo çështje ka vetëm një emër. Secili prej nesh ka të drejtë të bëhet kryeministër, president, nëse kushtetua ua lejon këtë. Në rast se marrim 71 deputetë, ne nuk bëjmë aleancë. Në rast se nuk fitojmë, do të bëjmë koalicion me PS, se nuk mund të bëhemi si Berisha, sepse edhe kur humbet, nuk i njeh zgjedhjet.
Ju dhe Rama, e kuptoni që në mes konflikteve tuaja largoni elektoratin e pavendosur?
Jemi të ndjeshëm e të përgjegjshëm. Kjo është arsyeja që vetëm në një rast kanë dalë 8 ish- deputetë që kanë dhënë një mesazh të qartë që PS do të lërë lojërat, apo siç ka nxjerrë një nga Lushnja që ne kemi përjashtuar nga LSI, këta e nxjerrin në televizion sikur ikën nga LSI. Janë skena dëshpërimi. Duhet të kuptoni se nuk kemi ndërmend të merremi me këto gjëra. Ne do të japim alternativën tonë. Kemi tre prioritete, punësim, punësim, punësim. Është antiberishës, kundër kësaj alternative të varfërisë dhe papunësisë.
Greva e urisë?
I ka dhënë efektet e veta. Edhe bashkëpunimi me kompani të huaja për zgjedhjet ka një nxitje të rëndësishme me grevën e urisë. Tani jemi pranë zgjedhjeve. Nuk merremi fare me atë që deklaron Rama, të ketë sukses.
Termat e koalicionit, do i vendosni me Ramën?
Nuk po flasim për terma bashkëpunimi pas zgjedhjeve, sepse nuk mund të jetë i nevojshëm një bashkëpunimi i tillë. Çdo gjë mbetet për t u diskutuar pas zgjedhjeve, pavarësisht se ne nuk kemi ndërmend të nxisim polemika me PS.
Kushti i parë Edi Rama jo kryeministër. Pas këtij refuzimi, Berisha do të marrë mandatin e dytë qeverisës. Fajtori i humbjes së forcës së majtë?
Nuk fola as se kush do të jetë, as se kush nuk do të jetë. Nëse merr 70 deputetë, i jap dorën dhe do e mbështesim të mbajë premtimet e tij, nëse do ti mbajë. Duhet të mbajmë atë pozicion që do të na japë populli shqiptar, në të kundërtën çdo gjë do zgjidhet me diskutime.
Keni pasur komutacionin e fitores tepër të dukshëm
Jam shumë optimist. Më vjen keq që i referoheni dy lloj sondazheve, të cilat në thelbin e tyre duan të dekurajojnë shqiptarët. Keni parë ndonjë sondazh të Gani Bobit të paraqitur nga LSI? Jo. Ju e dini që kemi një marrëveshje me një nga kompanitë më të mëdha e më prestigjioze të demokratëve dhe jemi tepër optimistë e të sigurt në sondazhet tona. Asnjë nga sondazhet nuk është i besueshëm. Jemi shumë lart.
Kur të dilni në fushatë, do ta zhvilloni atë ndaj PD?
Është varfëria, punësim, punësim, punësim. Do të shpjegojmë gjatë fushatës elektorale. Targa është PD, se është përgjegjëse për mosmarrjen e masave për krizën për të mbrojtur këtë nivel aktual të punës