E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand Xhaferri, sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD

Ferdinand Xhaferri është emëruar në krye të postit të sekretarit për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, i cili mbahej bosh prej 3 vitesh, pas largimit të Spartak Ngjelës. Ky vendim është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. 3 vjet pas largimit të Ngjelës nga gjithë strukturat e PD-së dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare kryesia e PD-së më në fund ka bërë zëvendësimin ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe, ky funksion nuk është ushtruar nga askush. Propozimin për emrin e Xhaferrit e ka bërë kreu i partisë Sali Berisha. Ngjela që ushtronte më parë këtë post la partinë pas përplasjeve mes tij dhe liderit të saj, njëkohësisht kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›