E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungaria mbështet Shqipërinë drejt rrugës për në BE

Qeveria hungareze ka shprehur mbështetjen e saj për qeverinë shqiptare jo vetëm për anëtarësimin në NATO, por edhe drejt Bashkimit Europian. Këtë deklaratë e ka bërë ish- kryeministri i Hungarisë, Peter Medgyessy gjatë takimit të zhvilluar me kryeministrin Berisha. Ish- kryeministri i Hungarisë shprehu gëzimin që në këtë moment historik kishte mundësinë të ndante kohën më kryeministrin e Shqipërisë, për të folur rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në rajon. Shpreh mendimin tim dhe të kolegëve të mi të parlamentit Europian se kryeministri i Shqipërisë dhe qeveria e tij kanë ecur në rrugë të drejtë dhe kanë zbatuar reforma të suksesshme. Shqipëria deri tani është konceptuar si vend me ekonomi shumë të mirë nga pikëpamja makro-ekonomike, me politika shumë të suksesshme, prandaj edhe qeveria hungareze e ka mbështetur fuqimisht në këtë rrugë të suksesshme, u shpreh Medgyessy, duke shtuar se qeveria hungareze ka konfirmuar dhe mbështetur atë çfarë ka bërë qeveria shqiptare në aplikimin e standardeve ndërkombëtare dhe transparencën në të gjitha politikat dhe reformat e saj. Nga ana e tij, Berisha falënderoi qeverinë hungareze për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe ratifikimin e MSA-së, si dhe për të gjitha reformat dhe e garantoi se Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt zhvillimit duke përcaktuar si objektiv të menjëhershëm, zgjedhje te lira dhe të ndershme, konform standarteve europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›