Ambasadori i Kosoves ne Tirane
Ministri i Puneve te Jashtme Lulzim Basha, priti sot te Ngarkuarin me Pune te Republikes se Kosoves ne Shqiperi, Gazmend Pulaj, me rastin e dorezimit te letrave te akreditimit. Duke e vleresuar kete moment si historik Ministri Basha i ofroi z. Pulaj mbeshtetjen e plote per permbushjen me sukses te misionit te tij. I dergiuari i Prishtines shprehu mirenjohjen e popullit dhe te institucioneve te Kosoves, per mbeshtetjen e gjithaneshme te Shqiperise per realizimin e aspirates se pavaresise, si dhe per lobingun lidhur me njohjen e saj nderkombetare. Bashkebiseduesit theksuan nevojen e intensifikimit te metejshem te marredhenieve mes dy vendeve ne te gjitha fushat e interesit te perbashket.