Fieri ne zi
Tentoi te shkonte ne Greqi per tu kuruar, por gjeti vdekjen ne Liqenin e Butrinit. Ky ka qene fati i keq i 20 vjecarit Festim Hoxha nga Vidhishti i Fierit, nje prej viktimave te Butrinit. Gjetja e trupit te marten, ka alarmuar prinderit dhe te afermit e Festimit, te cilet kane shkuar ne Sarande per te marre trupin. Ata thone se i ishin lutur prej kohesh Festimit qe te mos udhetonte drejt Greqise, por ai donte te kurohej dhe per kete qellim do qendronte te e motra. Ne shtepine e 20 vjecarit dyert jane hapur per te pritur ngushellime.