E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori i OSBE, Wollfarth: Policia shqiptare, e përgatitur në mënyrë të shkëlqyer, zgjedhjet e 8 majit janë të sigurta

02-05-2011 / Gazeta 55

Kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Eugen Wollfarth, ka vlerësuar përgatitjet e strukturave të Policisë së Shtetit, për të përballuar organizimin dhe garantimin e sigurisë gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit. Wollfarth ka takuar sot drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, të cilit i dha mbështetje të plotë se OSBE do kontribuojë teknikisht me pajisje komunikimi, duke siguruar telefona satelitorë, në mënyrë që komunikimi mes forcave të Policisë të jetë standard në çdo cep të vendit.
 
Cili ishte qëllimi i takimit?
Wollfarth: Ky takim u mbajt në pritje të ditës së zgjedhjeve, si një diskutim rreth përgatitjeve që po bën policia për këtë ditë. Përgatitjet e deritanishme janë të shkëlqyera. Policia e Shtetit është përgatitur siç duhet dhe është plotësisht e ndërgjegjshme për nevojën për zgjedhje të lira dhe akses të lirë, në mbështetje të qytetarëve. Policia e Shtetit është plotësisht e ndërgjegjshme që një nga të drejtat kryesore të qytetarëve është e drejta për të votuar dhe për të pasur akses të lirë dhe ajo është po ashtu e ndërgjegjshme që të drejtat e njeriut përfshijnë të drejtat e qytetarëve. Edhe OSBE-ja do të ndihmojë në disa pjesë të komunikimit me zonat më të thella të vendit, duke siguruar disa telefona satelitorë, por përshtypja jonë është se Policia e Shtetit është përgatitur në mënyrë të shkëlqyer dhe ne shpresojmë që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë, efektive dhe e suksesshme.
 
A ndikojnë incidentet gjatë fushatës zgjedhore te zgjedhjet?
Wollfarth: Është shumë e rëndësishme që situata të mbetet e qetë. Që qytetarët të identifikojnë programet e kandidatëve dhe ekipeve të tyre dhe të përqendrohen te paqja dhe te sjella e mirë qytetare, që do të thotë të jenë të qetë dhe të shkojnë të votojnë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›