Zgjedhje te cunguara Subashi Vulat shteg per kontestime

Vulat me siglën R, pra reserve do prodhojnë shtegun që subjektet politike të mos njohin rezultatin e 8 Majit.
Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi, e quan të jashtëligjshëm vendimin për të prodhuar nga një vulë rezervë për çdo qendër votimi, në rast se një nga komisionerët largohet së bashku me këtë aksesor të rëndësishëm të procesit.
“Është një risi negative e vendimarjes së KQZ-së, madje e paragjykon gjithë procesin zgjedhor, çertifikon një parregullsi të pritshme të procesit zgjedhor. Do të rrezikojë zgjedhjet e drejta, të ligjshme. Lë shteg të hapur për partitë politike për të thënë që procesi zgjedhor është i manipuluar”- thotë Subashi.
Pyetja e Subashit është nëse rrezikohen njëlloj zgjedhjet nëse largohet komisioneri i bojës matrikulluese apo listës së votuesve? Numri 2 i komisionit të lartë zgjedhor jep alarmin se në 8 Maj, si kurrë më parë po shkohet me standarde të munguara dhe pabarazi mes subjekteve garuese.
“Fakti që rregullat zgjedhore nga vendimarrja e KQZ-së janë të papranuara nga i gjithë KQZ, por edhe nga partitë e opozitës, pa diskutim që ka parabarazi. Në gjykimin tim është jo vetëm ajo që të përbëjë standartin e munguar, por do të përbëjë edhe problematikën kryesore të këtyre zgjedhjeve”- tha ajo.
Sinjalet shqetësuese sipas Subashit vijnë nga Kolegji Zgjedhor, i cili në një situatë të paprecedentë ka nisur punë para mbajtjes së zgjedhjeve me 32 ankimime.
Elona Gjylmi