Ardian Kollozi: Shpëtim Gjika, shembulli më i shëmtuar i qeverisjes- politikat e tij janë diskriminuese

Qytetarët braktisin takimet e kandidatit socialist, e paralajmërojnë se modeli i tij do ndëshkohet në 8 maj
Kushtet atmosferike nuk do t’i pengonin aspak banorët që jetojnë në thellësi të zonës së pylli i Sodës, për të mikpritur kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Ardian Kollozi. Kandidati demokrat do të theksonte se do të vijojë të përkrahë banorët e kësaj zone, të braktisur 8 vite nga kryetari në ikje i bashkisë. Z.Kollozi tha se pas zgjidhjes që i ka dhënë cështjes së energjisë elektrike të zones, si kryetar i ardhshëm i bashkisë do të kryejë investime të mëdha në infrastrukturën e zonës. Ndërsa tha se do të përfundojë procesi i legalizimit të ndërtimeve, banorët e kësaj lagje të Vlorës, reaguan dje ndaj braktisjes që Gjika i ka bërë për 8 vite. Duke e lënë të vetëm atë, në takimin që kishte organizuar me ta, duke cuar ne deshtimin e tij. Kandidati i djathte tha se pas 8 majit, do ti behet skander veprimtarise korruptive te gjikes, dhe politikave te tij klienteliste.Kollozi tha se qe tani njerezit qe i kane qendruar prane e kane braktisur, ndersa qytetaret ne 8 maj, do ta ndershkojne modelin e tij me vote. Ne kete takim, ka pershdetur dhe ish kryetari i partise socialiste per zonen se armenit.Ai tha se gjika eshte nje model i shemtuar i qeverisjes vendore, dhe se ai duhet ndershkuar me vote. Takimi u pershendet edhe nga deputeti i partise drejtesi , integrim dhe unitet Dashamir Tahiri, i cili ftoi qytetaret e zones te votojne kandidaturen Kollozi, dhe alternativen e tij per te rritur sherbesat ndaj qytetareve.
Me banorë të rajonit nr. 4
Ecuri te procesit te legalizimeve, dhe miremenaxhim te fondeve qe burojne nga kjo reforme. Kjo do ti garantohej nga kandidati demokrat për bashkinë e Vlorës, Ardian Kollozi banorëve të rajonit numër katër pranë pyjores. Në këtë takim spoantan, z. kollozi tha se krahas procesit te legalizmit, do t’ju jepet zgjidhje problemeve me akute te zones, e fyer për 8 vite nga Gjika. Pas 8 majit, kollozi do te theksonte se do te prishë të gjitha kontratat dhe lejet abuzive të dhëna nga ai që Kollozi e cilëson kryetari në ikje i bashkisë. Ardian Kollozi i cilësoi demagogji premtimet e Shpëtim Gjikës. Në këtë takim, kandidati i “Aleancës për Qytetarin” reagoi ndaj shpifjeve në adresë të tij, të ideuara nga rivali i tij socialist. Kollozi duke denoncuar perpjekjet e Gjikës për të paguar njerez qe te thone publikisht intrigat e rastit, tha se ai eshte i pashprese ne perpjekjen e tij. Ardian Kollozi ftoi banorët të ndajnë me të së bashku, fitoren në zgjedhjet e 8 majit.
Ardi Kollozi, takim dhe festë me të rinjtë
Nën tingujt e “Ready for the Victory”, të rinjtë e qytetit të Vlorës kanë pritur kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e këtij qyteti Ardian Kollozi. Në festën e tyre organizuar nën kujdesin e z. Kollozi, të rinjtë e qytetit bregdetare i kanë dhënë mbështetje projektit të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, ndërsa që sot ata janë bashkuar për të festuar fitoren e kandidatit të tyre më të preferuar. Edhe nga ky takim, z. Kollozi do t’i bënte ftesë të gjithë të rinjve të qytetit, te behen pjese e transformimeve te medha, me mesazhin bashkë për të ndryshuar Vlorën. Z. kollozi tha se te rinjtë, zënë nje vend te rendesishem ne programin e tij elektoral, dhe ku shume prej tyre do të jenë pjesë e implementimit të tij pas zgjedhjeve vendore të 8 majit.
...