Berisha premton në Burrel përfundimin e rrugës së Arbërit brenda mandatit të ardhshëm
UPDATE- Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca për Qytetarin” shprehën sot mbështetje të plotë për kandidatin për kryetar bashkie në Burrel, z.Skënder Lleshi. Kryeministri Berisha prezantoi sot para mijëra qytetarëve matjanë, kandidatin Lleshi, duke e garantuar atë se qeveria do investojë çdo projekt të bashkisë së Burrelit. Berisha tha se gjatë 4 viteteve të ardhshme qeveria do të bëjë të mundur përfundimin e një prej rrugëve më të rëndësishme, rrugën e Arbërit. Më tej, kryeministri ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme Mati do të kthehet në një rreth të zhvilluar ndërsa ka shtuar se qeveria do të financojë çdo projekt për zhvillimin e tij. “Në 4 vitet që vijnë ne do shpalosim para jush dhe do të kthejmë në vlera pasuritë e mëdha të këtij rrethi, potencialin e tij të madh minerar, turistik dhe ujor”- theksoi Berisha. Më tej kryeministri Berisha vuri në dukje se gjatë 4 vitet e ardhshme qeveria do të asfaltojë çdo km rrugë duke ndërtuar Euopën që shqiptarët meritojnë. “Europa na mungonte ne dhe prap na mungon sepse ne duhet të udhëtojmë në fshatrat dhe qytetet tona njëlloj si qytetarë europianë” theksoi Berisha duke shtuar se vitet që vijnë matianët do të arrijnë në kryeqytet në rrugë europiane në një kohë më të shkurtër.
...