Kashari si Kandahari Rama Te djathtet pa model qeverisje

Takimet elektorale të rradhës të kryebashkiakut Edi Rama ishin me banorët e komunës së Kasharit, por rezultojnë si votues në njësinë bashkiake numër 6 në kryeqytet. Këtë anomali, kryebashkiaku i Tiranës e ka denoncuar si pasojë që e vuajnë banorët e kësaj zone, pasi ka akuzuar shndërrimin e Kasharit si Kandahari.
”Këtu fillon Kandahari i Saliut, ku njerëzit marrin shtëpi dhe pastaj janë në mes të asgjëkundit, me këto farë rrugësh. Është e domosdoshme të ndahen nga kjo situatë”- tha Rama.
Kryetari i opozitës akuzoi kampin kundërshtar për mungesë vizioni dhe programi zhvillimi në drejtimin e pushtetit vendor, kur tha se të djathtët nuk kanë asnjë model të qeverisjes vendore për t’u treguar shqiptarëve.
“Ata që sot në koalicionin e turpit u thonë që janë të parët dhe paturpësisht u kërkojnë votën, ja ku jemi këtu. Këta votojnë për bashkinë e Tiranës dhe janë lënë jashtë kufirit administrativ të Tiranës, dhe i administron komuna e Kasharit. Janë nën thundrën e modelit të Saliut, që s’ka lidhje me zhvillimin” –tha Rama.
Kryebashkiaku aktual i Tiranës dhe njëkohësisht kandidati i opozitës për kryeqytetin, akuzoi qeverisjen e djathtë për prishjen e kurorës së Tiranës me ndërtime pa kriter.
Rovena Moçka