Dështon sërish buxheti i Tiranës, Rama fsheh destinacionin e parave që do investohen

Dështon buxheti 2009 i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama pas debateve të ashpra, të cilat kanë qenë pjesë e mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak. Megjithëse krybashkiaku Rama numëroi 29 vota pro buxhetit, nuk ka qenë ky bilanci i votimit të bërë në Këshill Bashkiak.
Duke krijuar kaos, këshilltarët socialistë u munduan të kalonin me dhunë këtë buxhet duke mos pranuar edhe njëherë transparencën e kërkuar për përdorimin e parave të taksapaguesve nga bashkia. Megjithëse kryebashkiaku i kishte marrë masat për të kaluar këtë buxhet duke blerë një pjesë të këshilltarëve të djathtë të zgjedhur në Këshillin Bashkiak, sërish nuk mundi të merrte numrin e mjaftueshëm të votave për ta miratuar buxhetin. Këshilltarët e PD dhe LSI i kërkuan kryebashkiakut Rama të zbardhte zërat e projektbuxhetit pasi në projektin e miratuar prej tij mungonte justifikimi i parave nga ana e Bashkisë. Janë rreth 14 milionë Euro të cilave kryebashkiaku Rama nuk ju ka sqaruar destinacionin, ndërkohë që sipas akuzave të bëra në sallë, ky buxhet kërkon para për investime mbi vepra që tashmë janë përfunduar nëpërmjet investimeve të huaja. Ditën ne djeshme në debatet e zhvilluara me kryebashkiakun Rama, u pa qartë se buxheti i bashkisë së Tiranës është pjesë e fushatës elektorale të PS, ku paratë e taksapaguesve mesa duket do të përdoren për shpenzimet e kryetarit të PS gjatë fushatës. Miliona lekë në këtë buxhet janë parashikuar për spote publicitare, ku kryebashkiaku Rama nën okelion e sensibilizimit të publikut parashikon të paguajë media të ndryshme për interesat e tij politike. Gjithsesi megjithëse ky buxhet dështoi edhe ditën e djeshme një fakt u konfirmua që, kryebashkiaku i Tiranës shet dhe blen interesa me paratë e qytetarëve. Ditën e djeshme votimi i buxhetit ka dështuar dhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj e cilësoi të pavlefshëm votimin e buxhetit 2009. Për arsye se, sipas Dervishaj, votimi nuk u realizua në mënyrë të drejtë pasi u votua vetëm me vota pro, duke mos i balancuar ato me kundër dhe abstenim. Por, një anëtar i Këshillit Bashkiak dhe njëkohësisht përfaqësues i LZHK, ka shprehur hapur votën e tij pro buxhetit me disa ndryshime të mundshme. Të njëjtin mendim ka ndarë edhe këshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi. Debatit të djeshëm nuk i kane munguar as konfliktet. Anëtari demokrat në Këshillin Bashkiak, Gent Strazimi pas replikave me kryebashkiakun Rama e ka fyer këtë të fundit. Ky buxhet është i vdekur. Si projekt nuk ekziston më,... kot që e zgjat më, rrugaç, i drejtohet Strazimiri-Ramës. Ndërkohë që siç mësohet, vota të djathta që janë bashkuar me socialistët kanë qenë të Spartak Muhetinit, Geri Selenicës dhe Agron Jaupllarit, të cilët votuan pro buxhetit.
Rama: Buxheti 2009 nuk është lojë kungulleshkash
Kryetari i Bashkisë, Edi Rama në fillim ftoi anëtarët e Këshillit Bashkiak të votonin buxhetin për të siguruar investimin në kryeqytet dhe të mos e mbajnë peng të zhvillimeve të pritshme elektorale. Një buxhet nuk mund të bëhet lojë kungulleshkash, kjo nuk mund të vazhdojë. Ja ku jeni, votojeni buxhetin nëse i mjaftojnë shpjegimet në rast se sdoni është një e drejtë e juaj legjitime pasi përfaqësoni një pjesë të Tiranës. Unë e kreva detyrën ndaj të gjithë jush, shpjegimet janë të bazuara në dokumente ekzistuese që i keni në dorë prej kaq muajsh, merrni një vendim që e gjykoni si më të mirin. Nuk do të mbajmë peng këtë zhvillim në Tiranë për shkak të zhvillimeve elektorale, tha Rama. Kryetari i Bashkisë, Rama ka hedhur poshtë akuzat për abuzim të fondeve dhe ka theksuar se rrëzimi i buxhetit ka ardhur si pasojë e mos leximit të tij. Çdo buxhet ka të mirat dhe të këqijat e tij. Çdokush mund të gjejë arsye për tu vendosur kundër. Por ajo që mua më rezulton nga gjithë këto pretendime të shprehura publikisht është një qasje që vjen ose si rezultat i mos leximit të buxhetit, ose nga mos kuptimi i buxhetit. Nuk është e vërtetë që miliarda lekë kanë shkuar në drejtim të paditur, ka pohuar Rama duke shtuar se janë bërë edhe dëgjimi publik që buxheti të mos cilësohet si pjellë e interesave. Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të këshillit bashkiak, Rama e ka cilësuar si një veprim politik seancën e kaluar ku buxheti nuk u miratua.
Ndërkaq anëtarët e LSI dhe ata të PD-së e kanë deklaruar publikisht votën kundër buxhetit. Pasi ka dëgjuar debatin mes Kryemadhit dhe Ponit me kryebashkiakun Rama, grupi i anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak kërkoi fundin e debateve dhe nisjen e votimit për buxhetin. Nuk kemi se çfarë të diskutojmë, duke bërë politikë të gabuar në kurriz të qytetarëve të Tiranës. Ne kërkojmë për procedurë, miratimin në parim të pr/buxhetit. Kaloni dhe procedoni sipas propozimit, thanë anëtarë të PS në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që po diskutonin pr/buxhetin.
Këshilltarja e LSI, Kryemadhi kërkon ndryshime për miratimin e buxhetit kundërshton Ramën
Pas fjalës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka reaguar anëtarja e këshillit bashkiak Monika Kryemadhi. Ajo kërkoi detajime rreth parave që do jepen për investim si dhe uljen e shpenzimeve operative që sipas janë të ekzagjeruara nga ana e Bashksië që ka hartuar projektbuxhetin. Kryemadhi solli më pas fakte që sipas saj tregojnë të kundërtën e asaj që pasqyron buxheti. Sipas Kryemadhit shumë investime që janë planifikuar nga Bashkia në zonën e Kombinatit janë mbinvestime. Kryemadhi sqaroi se Rama tenton të investojë aty ku është investuar njëherë më parë. Gjithashtu, Këshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj ka akuzuar bashkinë për abuzim me fondet që janë hedhur për infrastrukturën dhe me fondet që janë në shërbim të administratës bashkiake. Janë bërë shpenzime kolosale nga administrata e bashkisë së Tiranës. Duhet të ulen shpenzimet operative. Nga ana tjetër, kemi fonde të hedhura dëm. Bulevardeve Dëshmorët e Kombit dhe Zogu i Parë iu lëvizin pllakat, ka pohuar Kryemadhi. Në vijim këshilltarja e LSI, Kryemadhi ka parashtruar disa kërkesa në lidhje me projekt buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Ajo ka kërkuar listën e projekteve si dhe ka parashtruar kërkesën për rregullimin e kanalit në Misto Mame, rregullimin e kolektorit në Komunën e Parisit, si dhe hapja e një thertoreje. Jemi dakord të votojmë projektin, nëse ju do të keni dëshirën e mirë për ta parë këtë me gëzim. Më lë të dyshoj, përderisa nuk më tregoni se çfarë do të bëni me katër milionë, kështu i është drejtuar këshilltarja e LSI, kryetarit të Bashkisë Edi Rama. Ndër të tjera Kryemadhi ka theksuar se këto janë taksat e qytetarëve dhe nuk është gjë e keqe që të dihet se çfarë rrugësh do të ndërtohen. Një tjetër kërkesë e këshilltares së LSI gjatë mbledhjes këshillit bashkiak ka qenë edhe rritja e dietës së sportistëve të kategorisë së parë, sepse sipas saj ata e kanë normën vetëm 200 lekë të vjetra.
Rama: Po e keqlexoni buxhetin
Rama i kundërpërgjigjet Kryemadhit duke anëtarët e LSI në Këshillin Bashkiak të Tiranës po e keqlexojnë buxhetin. Ju ose po e keqlexoni buxhetin apo nuk e kuptoni si duhet. Rama ka justifikuar edhe largimin nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të kaluar. Më vjen keq që e keni abuzuar largimin tim herën e shkuar, i cili ishte largim në pjesën më serioze për ti dhënë mundësi Këshillit të vazhdonte normalisht punimet, u shpreh Kryetari i Bashkisë, Rama. Por, Rama ka hedhur poshtë akuzat duke publikuar planet e investimeve dhe shpenzimeve që kërkon administrata e tij. Detajimi i fondit të komunitetit nuk është në përmbajtje të dokumentit të buxhetit. Shpenzimet për administratën kërkojnë vetëm 8% të buxhetit. Nga ana tjetër kemi bërë investime të shumta për Tiranën. Qyteti ka gjithnjë e më shumë sinjalistikë, ndërkohë që në buxhetin e 2009-ës parashikohet ndërtimi i mbi 30 kënde lojërash, ka pohuar Rama. Përsa i përket dietës që përmendi Këshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi Rama në replikën e tij ka theksuar se kjo dietë së bashku me kanali