Presidenti Topi, takim me Westerberg
Duke bërë një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve në vend, Presidenti Topi theksoi rëndësinë e reformave në nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë. Duke nënvizuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona, zoti Westerberg shprehu mbështetjen e Suedisë në forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit politik e parlamentar mes dy vendeve, përsa i përket shkëmbimit të përvojave, përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së, kryerjen e suksesshme të reformave kyçe, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe për përmbushjen e standardeve integruese. Z. Westerberg i shprehu Kreut të shtetit shqiptar gatishmërinë e Suedisë dhe institucioneve të saj për të mbështetur realizimin e aspiratave integruese të vendit tonë. Nga ana e tij, Presidenti Topi vlerësoi pozitivisht nivelin në rritje të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve tona dhe nënvizoi vullnetin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve. Lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, Kreu i Shtetit shqiptar kërkoi të inkurajohet angazhimi i kompanive dhe të investimeve suedeze në vendin tonë, pasi kuadri i nevojshëm ligjor dhe institucional dhe anëtarësimi i pritshëm i Shqipërisë në NATO, garantojnë sigurinë e veprimtarive dhe tërheqjes së investimeve në Shqipëri. Z. Topi u shpreh se do të mirëpriste ndihmesën dhe mbështetjen suedeze në fushën strategjike të energjisë, bashkëpunimin në fushat e turizmit, infrastrukturës, etj.
Email This Klikime: 2