E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e reja, Milo kandidon në Elbasan



Kreu i PDS-së, Paskal Milo, është politikani i parë që ka bërë të ditur zonën elektorale ku do të kandidojë për deputet më datën 28 qershor. Ai konfirmon se do të jetë kandidat për deputet i qarkut të Elbasanit në zgjedhjet e reja parlamentare të 28 qershorit 2009. Partia Demokracia Sociale që ai përfaqëson, zhvilloi dje mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues për qarkun e Elbasanit. Nga ana e tij, kreu i PDS-së theksoi rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe sa më demokratike. Kryetari Paskal Milo vuri në dukje se përfaqësimi i Partisë Demokracia Sociale në Parlamentin e ri kërkon paraqitjen e programit tek qytetarët, në mënyrë që ata ta njohin dhe ta votojnë atë si një nga alternativat e së majtës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›