Brace Basha pranoi skandalin
Nje dite pas letres se noterit holandez Partia Socialiste ka deklaruar se ish-ministri i Brendshem Lulzim Basha ne kete menyre ka pranuar ate qe opozita e cileson skandal me blerjen e nje pasurie te patundshme me dokumente qe rezultojne me probleme. Deputeti socialist Erion Brace ka kerkuar nga zoti Basha te beje publike fotokopjen e pasaportes se perfolur. Skandali holandez i Lulzim Bashes po zbulohet detaj pas detaji. Nje here ish-ministri i Brendshem konsumoi detajet e skandalit te madh por jo deri ne fund. Ai ka thene se ka shitur shtepine ne Holande ne vitin 2007 dhe se me parate e fituara ka shlyer kredine e shtepise ne Shqiperi. Parate jane arketuar vetem ne prill te vitit 2008. Ato nuk kane ekzistuar ligjerisht ne vitin 2007 ka deklaruar Brace.